KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA kërkon bashkëpunim me vendet e Ballkanit për dëbimin e migrantëve pa status
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA kërkon bashkëpunim me vendet e Ballkanit për dëbimin e migrantëve pa status
AktualeFokusKomentPolitikeSociale

SHBA kërkon bashkëpunim me vendet e Ballkanit për dëbimin e migrantëve pa status

Përditësimi i fundit: 7 Qershor, 2025 12:31 pm
201 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar, se vendet e Ballkanit janë përfshirë në kontaktet diplomatike të administratës amerikane në kuadër të një strategjie më të gjerë për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar në SHBA.

Në një përgjigje zyrtare, Departamenti i Shtetit nuk komentoi raportimet e Bloomberg se administrata e presidentit Donald Trump po përpiqet të bindë shtetet e Ballkanit, përfshirë Serbinë dhe Kosovën, të pranojnë migrantë të dëbuar—kryesisht nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela—të cilëve u është hequr statusi i përkohshëm ligjor në SHBA.

“Partnerët amerikanë dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe masiv,” theksoi Departamenti i Shtetit, duke e cilësuar këtë politikë si një ndër prioritetet e administratës Trump.

Në përgjigje, autoritetet amerikane nënvizojnë se kthimi i shtetasve të huaj pa bazë ligjore në SHBA është thelbësor për sigurinë kombëtare, rendin publik dhe luftën kundër terrorizmit.

“Largimi nga SHBA-ja i të huajve, për të cilët ekzistojnë urdhra përfundimtarë për dëbim… i mbron Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare,” thuhet më tej në deklaratë.

Sipas raportimit të Bloomberg më 5 qershor, Uashingtoni ka intensifikuar përpjekjet për të bindur vendet e Ballkanit të pranojnë migrantët që dëbohen nga SHBA. Edhe Wall Street Journal kishte raportuar në muajin prill se opsionet që po shqyrtohen përfshijnë Kosovën, Moldavinë dhe vende të tjera të rajonit.

Në këtë drejtim, SHBA-të theksojnë se çdo shtet duhet të pranojë kthimin e shtetasve të vet që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në territorin amerikan. Po ashtu, është lënë e hapur mundësia për bashkëpunim edhe me vende të treta për të pranuar migrantë nga vende të tjera.

“Në disa raste, mund të bashkëpunohet edhe me vende të tjera për të lehtësuar largimin nga Shtetet e Bashkuara të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në SHBA,” nënvizon Departamenti i Shtetit.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërhyrjet në burgun e Spaçit shkaktojnë reagime
Artikulli tjetër Irani porosit materiale nga Kina për qindra raketa balistike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.