KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërhyrjet në burgun e Spaçit shkaktojnë reagime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndërhyrjet në burgun e Spaçit shkaktojnë reagime
AktualeFokusKomentSociale

Ndërhyrjet në burgun e Spaçit shkaktojnë reagime

Përditësimi i fundit: 7 Qershor, 2025 12:25 pm
200 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ndërhyrjet e fundit në ish-burgun famëkeq të Spaçit kanë nxitur reagime të forta nga shoqata të ndryshme dhe figura publike, përfshirë analistin dhe ish-të burgosurin politik, Fatos Lubonja. I ftuar në emisionin “Opinion” në News24, Lubonja shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si po trajtohet memoria historike e vendit.

Sipas Lubonjës, ndërhyrjet aktuale, që synojnë rikonstruksione të pjesshme për qëllime kinematografike, përfaqësojnë një prishje të kujtesës dhe një tentativë për të rishkruar ose zbukuruar realitetin e hidhur të Spaçit.

“Kam kaluar gati 10 vite në Spaç. Aty ka nisur rrënimi që në vitet ’90, kur ndërhyrjet e para u bënë nga një kompani kanadeze në minierë. Sot, aty operon një kompani tjetër, turke, që ka sjellë zhurmë dhe ndërtime, në një vend që duhet të ishte i qetë dhe i respektuar si vend kujtese,” tha ai.

Ai kundërshton idenë që për të realizuar një film mbi revoltën e Spaçit në vitin 1973, të bëhen rikonstruksione të ambienteve që nuk përkojnë me realitetin historik të asaj kohe.

“Është absurde të kthehet Spaçi në gjendjen e vitit 1973 për film, kur vetë kampi ka evoluar me dekada. Nuk mund të shuhen gjurmët e kohës, qoftë edhe një vizatim në shkallë, sepse janë pjesë e historisë,” theksoi Lubonja.

Ai sugjeron që ndërhyrjet, të bëhen me kujdes, sipas një qasjeje arkeologjike dhe me konsultim të gjerë publik, jo për qëllime tregtare apo artistike që cenojnë autenticitetin e vendit.

“Nuk është çështje inati apo akuze,” – theksoi Lubonja – “por e ruajtjes së kujtesës historike, në një vend ku ajo shpesh herë është neglizhuar apo deformuar.”

 

Marrë nga News24

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Armë dhe 1600 fishekë në një Land Rover në Durrës, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova
Artikulli tjetër SHBA kërkon bashkëpunim me vendet e Ballkanit për dëbimin e migrantëve pa status

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.