KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA, shtetet e kontrolluara nga demokratët masa për mbrojtjen e emigrantëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > SHBA, shtetet e kontrolluara nga demokratët masa për mbrojtjen e emigrantëve
BotaKomentPolitikeSociale

SHBA, shtetet e kontrolluara nga demokratët masa për mbrojtjen e emigrantëve

Përditësimi i fundit: 22 Dhjetor, 2024 9:17 pm
155 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Duke marrë parasysh premtimin e Presidentit të zgjedhur republikan Donald Trump për dëbim masiv të emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara, disa kryebashkiakë në shtetet e kontrolluara nga demokratët, po ndërmarrin hapa për t’u përgatitur për politikat e reja. Siç njofton koorespondenti i Zërit të Amerikës Aron Ranen nga Nju Jorku, kjo pritet të shkaktojë një përplasje me administratën e re të zotit Trump, e cila vjen në pushtet më 20 janar.

Kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut Eric Adams njoftoi se qendra e strehimit të emigrantëve në Floyd Bennett Field do të mbyllet deri më 15 janar. Ajo ndodhet në një park kombëtar, ku juridiksionin e kanë autoritetet federale, jo zyrtarët e qytetit.

“Ne kemi qenë të shqetësuar për fatin e qendrës në Floyd Bennett Field që nga dalja e rezultatit të zgjedhjeve. Ajo është e vetmja qendër strehimi për emigrantët në tokë federale dhe ne mendojmë se mund të jetë në rrezik nga administrata e re”, thotë Kathryn Kliff nga organizata Shoqëria e Ndihmës Juridike.

Në intervistat e fundit, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka sinjalizuar se ai do t’i japë përparësi forcimit të kontrolleve në kufi për të frenuar hyrjen e emigrantëve pa dokumente dhe dëbimin e tyre. Udhëheqësit demokratë po bëjnë përpjekje për mbrojtjen e emigrantëve pa dokumente përpara se ai të marrë detyrën. Ndërkohë, emigrantët pa dokumente kanë shprehur shqetësim nga thirrjet për dëbimin e tyre nga administrate e re.

“E shoh që ai është një njeri që e bën atë që thotë dhe e mban fjalën. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

José, një emigrant pa status ligjor thotë se beson se veprimet e disa individëve po dëmtojnë padrejtësisht reputacionin e të gjithë emigrantëve.

“Ka shumë emigrantë, si bashkatdhetarët e mi, që vijnë për të kryer krime dhe për të vjedhur. Kështu që ndonjëherë për veprimet e një personi paguajnë çmimin gjithë të tjerët.”

José është pjesë e një prej dy valëve më të mëdha të emigrantëve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Gjatë administratës së Presidentit Biden, rreth 8 milionë emigrantë hynë në vend. Një valë e ngjashme me të ka ndodhur në vitet 1850, sipas një analize të të dhënave qeveritare të të gazetës New York Times.

“Mendoj se shifrat që kemi parë në dy vitet e fundit janë historike, kemi patur numrin më të madh të emigrantëve në histori, por ndoshta jo për nga përqindja e tyre”, thotë Erin Corcoran nga Universiteti Notre Dame.

Përballë këtyre shifrave të larta, kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams po ndjek një qasje më bashkëpunuese. Së fundmi, ai u takua me zyrtarin e administratës së ardhshme për çështjen e kufirit për të diskutuar mbi çështjen e emigrantëve.

“Biseda ishte e përqendruar në çështjen e kapjes së individëve që po kryejnë krime në qytetin tonë. Atyre që janë këtu, u bëjmë thirrje që të zbatojnë ligjin, të vazhdojnë të përdorin shërbimet që ata kanë të drejtë t’i përdorin, si arsimimi i fëmijëve, kujdesi shëndetësor dhe mbrojtja publike, por ne nuk do të jemi një strehë e sigurt për ata që kryejnë akte të dhunshme”, tha ai.

Veprimet e fundit të kryebashkiakut Adams mund të jenë lëvizje strategjike për të ruajtur një pjesë të kompetencave lokale, sugjeron ekspertja Erin Corcoran.

“Ai ndoshta është duke e kuptuar se mund të mos jetë në gjendje të frenojë të gjitha operacionet për dëbime masive në qytetin e Nju Jorkut, por nëse ai shihet si bashkëpunues, ai mund të marrë një rol më të madh në përcaktimin e përparësive apo në diskutimet se cilat komunitete mund të mbrohen”, thotë ajo.

Ndërsa udhëheqësit e shteteve të kontrolluara nga demokratët përqendrohen në mbrojtjen e emigrantëve, mbetet për t’u parë se sa efektive do të jenë përpjekjet e tyre.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reuters: Shqipëria ndalon TikTok-un për një vit pas vrasjes së një adoleshenti
Artikulli tjetër Rama i përgjigjet Tik Tok-ut: Nuk ke çfarë sqarimesh kërkon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.