KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shoqëria civile në Gjeorgji bashkohet për të vëzhguar zgjedhjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Shoqëria civile në Gjeorgji bashkohet për të vëzhguar zgjedhjet
BotaPolitike

Shoqëria civile në Gjeorgji bashkohet për të vëzhguar zgjedhjet

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2024 8:45 am
137 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor, ekziston frika se partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ mund të mos heqë dorë lehtësisht nga pushteti. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga kryeqyteti Tbilisi, shumë organizata të shoqërisë civile po mobilizohen për të siguruar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Demokracia e Gjeorgjisë është para një sprove. Për shumë votues, e ardhmja e vendit është në rrezik. Në pranverë, mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër ligjit të qeverisë për ‘agjentët e huaj’, i miratuar në qershor. Ligji kërkon që organizatat, të cilat sigurojnë mbi 20 për qind të buxhetit të tyre nga jashtë vendit, të regjistrohen si ‘agjentë të huaj’.

Kritikët thonë se ligji imiton legjislacionin rus të përdorur për të goditur kundërshtarët. Qeveria këmbëngul se ligji është i nevojshëm për të treguar se kush i financon organizatat politike. Një ndër objektivat kryesore të qeverisë është Eka Gigauri, drejtuesja e degës gjeorgjiane të organizatës kundër korrupsionit ‘Transparency International’. Ajo ka refuzuar ta regjistrojë organizatën si ‘agjent të huaj’ duke rrezikuar të ndiqet penalisht dhe të ndëshkohet me gjoba të mëdha.

“Ne po përdorim të gjitha mjetet ligjore për të luftuar, për të rezistuar, për të mos u bindur dhe për të informuar qytetarët për shkeljet e qeverisë. Por gjithmonë ekziston frika që qeveria të fillojë ta zbatojë këtë ligj”, thotë zonja Gigauri.

Ajo nuk është e vetme, shumica e organizatave të shoqërisë civile kanë refuzuar të pajtohen. Disa, si organizata e pavarur ‘Tabula Media’, kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar ligjin.

“U detyruam ta rithemelojmë organizatën në një vend të BE-së, në Estoni, por kjo ndërlikon thellësisht operacionet financiare dhe i vë punonjësit në rrezik të ndjekjes penale nga shteti”, thotë zoti Sutidze.

Organizata pro demokracisë ‘Shame’ fillimisht u pajtua dhe u regjistrua si agjent i huaj. Por në fillim të shtatorit, grupi e ndryshoi vendimin e tij pas një reagimi publik.

“Situata u përshkallëzua në teori konspirative dhe sulme personale, njerëzit na quajtën tradhtarë”, thotë një nga drejtuesit e organizatës ‘Shame’, Dachi Imedadze.

Tani organizata po bën fushatë për t’i bindur të rinjtë të votojnë.

“Shumë prej tyre do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje”, thotë ai.

Nino Lomjaria drejton organizatën jo qeveritare “Orbita Evropiane e Gjeorgjisë”. Fletëpalosjet e saj zgjedhore kanë një mesazh të prerë.

“Një fletëpalosje thotë, ‘do të zgjidhni mirëqenien evropiane apo kënetën ruse?’”, thotë ajo.

Zonja Lomjaria gjithashtu refuzoi të regjistrohej si agjente e huaj. Ajo thotë se shumë organizata të shoqërisë civile po bashkëpunojnë përpara zgjedhjeve.

“Ajo që bëmë ishte krijimi i një koalicioni në shkallë të gjerë për vëzhgimin e zgjedhjeve, i cili përbëhet nga rreth 30 organizata. Plani ynë është që të jemi të pranishëm në çdo qendër votimi për të vëzhguar të gjithë procesin e votimit dhe numërimit të votave”, thotë znj. Lomjaria.

Ekziston frika se partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ mund të mos heqë dorë lehtësisht nga pushteti. Partia thotë se do të respektojë vullnetin e popullit. Gjashtë muaj pas protestave, një qetësi e brishtë është rikthyer në rrugët e Tbilisit, përpara zgjedhjeve. Shumë organizata të shoqërisë civile tani po përqendrojnë përpjekjet e tyre për t’u siguruar që votimi do të jetë i lirë dhe i drejtë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prodhuesit e birrës do t’i drejtohen Strasburgut për shfuqizimin e akcizës së dyfishuar
Artikulli tjetër Rezultatet paraprake të votimeve në Moldavi, Presidentja Sandu kryeson

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.