KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi
AnalizePolitikeRajoniSociale

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2026 8:30 am
57 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

Lista Studentore fitoi zgjedhjet, duke larguar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe subjektin e tij, Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Sipas rezultateve përfundimtare, në Parlamentin e ri serb do të përfaqësohen shtatë lista.

Lista Studentore do të ketë 140 nga gjithsej 250 deputetë, pasi ka fituar 2.354.417 vota.

Ndërkaq, lista Serbia e Bashkuar, e Vuçiqit, do të ketë 103 mandate, pasi fitoi 1.731.323 vota.

Vetëm këto dy lista kanë kaluar pragun zgjedhor prej 3 për qind. Listat e tjera që kanë hyrë në Parlament janë nga komunitetet joshumicë të cilat mund të fitojnë mandate me një përqindje më të ulët të votave.

Komuniteti shqiptar do të ketë dy mandate në Kuvend. Në këto zgjedhje, tetë parti shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci garuan përmes një liste të përbashkët të quajtur Koalicioni Shqiptar, duke fituar gjithsej 27.673 vota.

Bartësi i listës të Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, e ka vlerësuar si “arritje historike” këtë rezultat zgjedhor.

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka deklaruar Kamberi pas publikimit të rezultateve preliminare më 25 tetor.

Sipas rezultateve, dy mandate do të ketë edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës. Ndërkaq, nga një mandat do ta kenë lista Rasim Lajiq – Njerëzisht, SDA – Mbrojtësit e Sanxhakut dhe Usame Zukurlliq – Lëvizja për Bashkim.

Në zgjedhje votuan votuar 4.441.636 persona dhe 4.385.065 fletëvotime ishin të vlefshme.

Sipas ligjeve në Serbi, komisioni zgjedhor është i obliguar që, pas shpalljes së rezultateve, brenda dhjetë ditësh t’ua ndajë mandatet kandidatëve sipas renditjes në listat zgjedhore.

Mandatet më pas konfirmohen në seancën e parë të përbërjes së re parlamentare, të cilën e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar. Këtë post e mban Ana Bërnabiq, nga SNS-ja e Vuçiqit, e cila njëkohësisht është ushtruese e detyrës së presidentit të Serbisë.

Parlamenti i ri serb duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve përfundimtare. Më pas nis rrjedhja e afatit 90-ditor për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

 

Marrë  nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë
Artikulli tjetër Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.