KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtëpia e Bardhë tërheq vendimin për ngrirjen e fondeve federale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shtëpia e Bardhë tërheq vendimin për ngrirjen e fondeve federale
AktualeBotaOpinionPolitike

Shtëpia e Bardhë tërheq vendimin për ngrirjen e fondeve federale

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2025 8:53 am
110 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Administrata e Presidentit Trump tërhoqi të enjten vendimin për ngrirjen e fondeve federale, më pak se dy ditë, pasi nxiti paqartësi të gjerë dhe sfida ligjore, në të gjithë vendin.

Vendimi i shpërndarë të hënën në mbrëmje nga Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhimin dhe Buxhetin nxiti paqartësi mbi burimet e rëndësishme financiare për shtetet, shkollat dhe organizatat që mbështeten në fondet prej triliona dollarësh nga Uashingtoni dhe e vuri në vështirësi Shtëpinë e Bardhë për të shpjeguar se cilët subjekte mund të prekeshin ose jo nga pezullimi i financimeve.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Zyra për Menaxhimin dhe Buxhetin tërhoqi urdhrin të mërkurën përmes një njoftimit të shkurtër që i dërgoi agjencive dhe departamenteve, por nënvizoi se urdhrat ekzekutivë të Presidentit Trump që kanë si objektiv shpenzimet federale në fusha si diversiteti, barazia dhe përfshirja si dhe ndryshimet klimatike, vazhdojnë të jenë në fuqi.

Zyrtarët e administratës thanë se vendimi për ndalimin e huave dhe ndihmave ishte i nevojshëm për të kryer një proces rishikimi për t’u siguruar që shpenzimet përputhen me urdhrat e fundit ekzekutivë të zotit Trump.

Urdhri ishte planifikuar të hynte në fuqi në orën 17:00. të së martës, por u pezullua nga një gjykatës federal të paktën deri të hënën pas një seance gjyqësore urgjente të kërkuar nga grupet jofitimprurëse që marrin fonde federale.

Po ashtu, pritet të depozitohet një padi tjetër nga prokurorët e përgjithshëm në shtete që drejtohen nga demokratët.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Uashington, aksident pranë aeroportit “Ronald Reagan”, avioni përplaset me helikopterin e ushtrisë
Artikulli tjetër Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.