KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si gënjeu ministri i bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD-it?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Si gënjeu ministri i bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD-it?
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinionPolitike

Si gënjeu ministri i bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD-it?

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2026 10:54 am
435 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Bujqësia shqiptare ka hyrë në vitin e tretë të pezullimit të fondeve IPARD III nga Bashkimi Evropian për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Që nga korriku i vitit 2023, kur Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet për IPARD II dhe pezulloi IPARD III, qeveria shqiptare ka paralajmëruar disa herë rikthimin e afërt të financimeve.

Këtë të mërkurë, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se fondet do të çelen brenda 6-mujorit të parë të vitit.

“Ne i kemi bërë detyrat tona, çfarë na është kërkuar nga Bashkimi Evropian. Jemi në datën 9 mars (Bruksel), për të vazhduar hapat e mëtejshëm që ne brenda 6 mujorit të parë të kemi IPARD III,”  u shpreh Salla.

Por a ekziston një vendim zyrtar nga Komisioni Evropian që konfirmon këtë afat?

Qeveria shqiptare ka deklaruar disa herë se fondet IPARD do të rihapen “së shpejti” apo brenda një afati të caktuar. Në çdo rast të mëparshëm, Komisioni Evropian ka sqaruar se procedura ishte ende në proces dhe se nuk kishte një datë të përcaktuar.

Edhe sot, pas deklaratës së ministrit Salla, nuk ka një konfirmim publik nga Komisioni Evropian për hapjen e IPARD III brenda 6-mujorit të parë apo për disbursimin e miliona eurove këtë vit.

Çfarë dihet deri tani?

Komisioni Evropian ka përsëritur vazhdimisht se rifillimi i fondeve për bujqësinë shqiptare varet nga përmbushja e masave korrigjuese dhe garantimi i mbrojtjes së interesave financiare të BE-së. Ndërkohë, hetimi penal në Shqipëri, i trajtuar nga SPAK, vijon prej vitesh pa rezultate konkrete.

Programi IPARD III parashikon rreth 146 milionë euro për bujqësinë shqiptare. Por pezullimi i tij është një vendim formal i Komisionit Evropian dhe vetëm një vendim tjetër formal mund ta heqë atë.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga Brukseli që:

konfirmon përfundimin e procedurës,

shpall heqjen e pezullimit,

apo nënshkrimin përfundimtar të Marrëveshjes së Financimit.

Premtime të përsëritura

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet shqiptare shpallin një afat për hapjen e IPARD III.

Në korrik 2023, ministrja e atëhershme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cilësoi pezullimin si “procedurë administrative normale”, duke sugjeruar se raste të ngjashme kishin ndodhur edhe në vende të tjera të BE-së. Por Komisioni Evropian reagoi për Faktoje.al se “nuk ka pasur raste të ngjashme”, duke e cilësuar masën ndaj Shqipërisë si të paprecedentë.

Në maj 2024, zëvendësministri i bujqësisë Dhimitër Kote deklaroi se IPARD III do të ishte funksional në vitin 2025. Edhe kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga Komisioni Evropian, i cili sqaroi se procedura ishte ende në vazhdim dhe nuk kishte një datë për rikthimin e fondeve. Zëdhënësi për tregtinë dhe bujqësinë pranë KE-së, Olof Gill, theksoi se ndërprerja e rimbursimeve mbetej në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Në vitin 2025, kryeministri Edi Rama deklaroi se bëhej fjalë vetëm për “parregullsi” dhe jo për dyshime korrupsioni. Por dokumentet dhe përgjigjet zyrtare të KE-së kanë theksuar se pezullimi u bazua në informacion të marrë në kuadër të një hetimi të OLAF, jo thjesht në auditime rutinë.

Përfundim

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante.

Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin bazuar në dyshimet për korrupsion.

Pa një vendim zyrtar nga Komisioni Evropian, deklaratat për çeljen e fondeve IPARD III mbeten premtime politike të njëanshme.

Deri në momentin që Brukseli të shpallë zyrtarisht heqjen e pezullimit, çdo afat i shpallur nga qeveria shqiptare për rikthimin e fondeve është i pakonfirmuar dhe, bazuar në precedentët e viteve të fundit, rrezikon të mbetet thjesht propagandë.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet
Artikulli tjetër SPAK, shkresë bankave për pasuritë e zv/kryeministres së pezulluar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.