KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet
AktualeAnalizeHI-TechKryesoreOpinionSociale

Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2026 10:51 am
465 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shpartallimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit pas hetimeve të SPAK e ka rikthyer Shqipërinë në kohën e defterëve. Një numër gjithmonë e në rritje i zyrave të shtetit, po përballen tashmë jo vetëm me rënien e sistemeve kompjuterike, por edhe mungesën e internetit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës është një nga institucionet më të prekura. Prej më shumë se 10 ditësh, zyrat e Kadastrave në rrethe janë pa internet çka ka penalizuar plotësisht institucionin duke e bërë të pamundur që qytetarët të marrin shërbime.

Por ndonëse Kadastra ishte ndër të parat, numri i institucioneve pa internet po rritet me shpejtësi. Kapitali ka mësuar se shërbimi i internetit është ndërprerë edhe për ministrinë e Financave, një nga institucionet qëndrore më të rëndësishme të shtetit. Që prej fillimit të kësaj jave, ministria e Financave nuk ka akses në internet, duke e detyruar administratën të punojë manualisht, për ato gjëra që mund të realizohen. Ndërsa shërbimet që kërkojnë akses në internet dhe sisteme dixhitale janë ndërprer thuajse totalisht.

Për shkak të situatës emergjente, këtë të mërkurë Agjencia e Prokurimeve Publike nxorri një urdhër të posaçëm, ku orienton të gjitha autoritetet kontraktore buxhetore, që të shkëputen nga AFMIS, sistemi financiar i menaxhimit të informacionit. Ky është sistemi, ku programohet buxheti i shtetit.

“Në kushtet e mosfunksionimit të Sistemit Afmis”, të Ministrisë së Financave, autoritetet/entet kontraktore duhet të kërkojnë në adresën e email-it info@app.gov.al, heqjen e integrimit me AFMIS me qëllim vijueshmërinë e hapave të mëtejshem të procedurës,” thuhet në udhëzimin e APP-së.

Interneti

Tenderi për furnizimin e zyrave të shtetit me internet u shpall fillimit në gusht të vitit të kaluar. Por pas shpalljes së tij, filloi saga e zakonshme e ankimimeve dhe bllokimeve, çka e zvarriti zhvillimin e tenderit për më shumë se 6 muaj.

Në fund të muajit të kaluar AKSHI shpalli fitues të kontratës me vlerë 5.1 milionë euro tre ofertat e kompanive MC Netëorking& Nisanet; Abissnet dhe Digicom & Albanian Telecommunications Union. Pas shpalljesë së fituesve tenderi u ankimua në KPP dhe vetëm 10 ditë më parë, procesi u zhbllokua për të vazhduar me lidhjen e kontratës.

Nuk dihet nëse AKSHI e ka firmosur kontratën me shoqëritë fituese dhe se kur fillon ofrimi i shërbimit. Por ndërkohë zyrat e shtetit janë rikthyer si në kohën e administratës së Perandorisë Osmane, duke punuar me defterë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik në luftën anti-korrupsion
Artikulli tjetër Si gënjeu ministri i bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD-it?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.