KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sistemi i drejtësisë në krizë, Strasburgu: Shqipëria 12 shkelje të Konventës Evropiane, 7.9 milionë lekë dëmshpërblim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sistemi i drejtësisë në krizë, Strasburgu: Shqipëria 12 shkelje të Konventës Evropiane, 7.9 milionë lekë dëmshpërblim
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Sistemi i drejtësisë në krizë, Strasburgu: Shqipëria 12 shkelje të Konventës Evropiane, 7.9 milionë lekë dëmshpërblim

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2026 11:11 am
99 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gjatë vitit 2025 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka shqyrtuar 44 ankesa kundër Shqipërisë dhe ka dhënë 34 vendime. Në 12 raste është konstatuar shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Shteti shqiptar është detyruar të paguajë rreth 7.9 milionë lekë dëmshpërblim.

Problem kryesor mbetet zvarritja e proceseve gjyqësore. Është evidentuar mungesa e aksesit në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatat shpesh nuk kanë dhënë arsyetim të plotë për vendimet.

“Gjatë vitit 2025, janë komunikuar 31 çështje. Nga këto, 15 çështje kanë natyrë civile, 8 janë të natyrës penale, si dhe 8 çështje lidhen me shkarkimin nga detyra të kërkuesve në kuadër të procesit të vettingut”, thuhet në raport.

Sipas raportit të Avokatit të Shtetit, kërkuesit kishin pretenduar 1.7 miliardë lekë dëmshpërblim, por Gjykata akordoi vetëm një pjesë të vogël, duke shmangur një barrë të madhe për buxhetin e shtetit. Nga çështjet e komunikuara, 15 ishin civile, 8 penale dhe 8 lidhen me shkarkime nga detyra në kuadër të vettingut.

Gjykata e Strasburgut ka dërguar 13 çështje për monitorim në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës. Aktualisht janë 63 çështje në ndjekje, prej të cilave 7 me procedurë të përshpejtuar.

“Aktualisht janë 63 çështje në monitorim nga Komiteti i Ministrave, nga të cilat 7 ndiqen me procedurë të përshpejtuar. Gjatë vitit janë dërguar 27 plane/raporte veprimi dhe komunikime të përditësuara, ndërsa Komiteti i Ministrave ka mbyllur monitorimin për 8 çështje”, thuhet në raport.

Raporti rekomandon plotësimin e vakancave në gjykata, rritjen e burimeve njerëzore, uljen e stokut të dosjeve, funksionimin e mekanizmave të kompensimit për zvarritjen e proceseve dhe garantimin e aksesit efektiv në Gjykatën Kushtetuese, ku është konstatuar se afatet për paraqitjen e ankesave janë llogaritur gabim.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump pranon se ka testuar besnikërinë e aleatëve të NATO-s
Artikulli tjetër Ekonomiksi i koncerteve, 100 milionë eurot imagjinare të kryeministrit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.