KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën

Përditësimi i fundit: 23 Shkurt, 2026 8:58 am
397 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prej disa javësh drejt Sllovakisë nuk rrjedh më naftë ruse përmes Ukrainës. Shkaku është dëmtimi i tubacioneve të naftësjellësit “Druzhba”. Tani kryeministri sllovak, Robert Fico, e kërcënoi Kievin me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për Ukrainën nëse furnizimi me naftë ruse përmes Ukrainës nuk rifillon deri të hënën. Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërcënuar me masa të ngjashme.

Hungaria dhe Sllovakia sigurojnë rreth gjysmën e furnizimeve emergjente me energji elektrike të Evropës për Ukrainën. Ukrainën, e cila është e varur nga këto furnizime për shkak të sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës së saj.

Ukraina dënon kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë

Ukraina i dënoi ashpër kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë në mosmarrëveshjen për furnizimet me energji. Kievi i akuzoi dy vendet anëtare të BE-së për shantazh dhe provokim. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, e cilësoi si të papërgjegjshme kërcënimin për t’i ndërprerë Ukrainës furnizimin me energji elektrike pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. “Kjo kërcënon sigurinë energjetike të gjithë rajonit”, shkroi Sybiha në platformën X.

Ai shtoi se qeveritë në Budapest dhe Bratislavë duhet t’ia drejtojnë ankesat e tyre Kremlinit dhe jo Kievit. Naftësjellësi “Druzhba” është dëmtuar nga sulmet ruse dhe punimet për riparimin e tij po vazhdojnë pavarësisht rrezikut nga sulmet me raketa, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Kievi kritikoi faktin se Bratislava dhe Budapesti synojnë t’u ndërpresin ukrainasve energjinë elektrike, ngrohjen dhe gazin pikërisht gjatë periudhës së acarit ekstrem.

Fico: Zelenski ka qëllime të këqija

Në një konferencë për shtyp në Bratislavë Fico përdori një gjuhë konfrontuese ndaj vendit fqinj, Ukrainës. Për dëmtimin e tubacioneve nuk ka asnjë fajtor të qartë, tha kryeministri sllovak. Sipas Ficos, Ukraina akuzon rusët se kanë dëmtuar tubacionet gjatë një sulmi, ndërsa rusët akuzojnë Ukrainën se e ka ndërprerë qëllimisht qarkullimin e naftës përmes naftësjellësit.

“Tani do të më duhej të hamendësoja, por nuk është hera e parë që presidenti Zelenski merr vendime politike që dëmtojnë Sllovakinë”, shtoi Fico. Sipas tij, kjo kishte ndodhur edhe më parë, kur u ndërpre tranziti i gazit përmes territorit të Ukrainës drejt Sllovakisë.

Fico këmbëngul që problemet me naftësjellësin janë hakmarrje e Ukrainës për politikën që ndjekin nga Sllovakia dhe Hungaria ndaj Ukrainës.

Sllovakia dhe Hungaria bëjnë pjesë ndër vendet që  janë shprehur në BE në mënyrë kritike ndaj ndihmave për Ukrainën dhe ndaj një anëtarësimi të mundshëm të saj në BE. Sllovakia nuk merr pjesë në paketën e ndihmës prej 90 miliardë eurosh. Sllovakia dhe Hungaria vazhdojnë të blejnë naftë të papërpunuar nga Rusia.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Macron: “Liria e fjalës është thjesht budallallëk”
Artikulli tjetër Starlink/ Një kompani hapësinore që ndikon në gjeopolitikë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.