KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Socialistët ‘qepin’ gojën për raportet e Komisionit Europian, që fundosin Ramën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Socialistët ‘qepin’ gojën për raportet e Komisionit Europian, që fundosin Ramën
AnalizeKryesoreOpinionPolitike

Socialistët ‘qepin’ gojën për raportet e Komisionit Europian, që fundosin Ramën

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2025 11:26 am
224 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Europian i sheh me shqetësim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, ndërsa kërkon që të mbrohet pavarësia e organeve të drejtësisë së re nga puna e komisionit “Xhafaj” në Kuvend.

Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë ngrihet gjithashtu si problematikë për sundimin e ligjit në Shqipëri.

Shqetësimet e Brukselit i janë shprehur qeverisë shqiptare përmes dy dokumenteve jozyrtare  në mes të majit dhe në fillim të qershorit, si drafte paraprake të vlerësimit për ecurinë e reformave në kapitujt themelorë të negociatave, ku vendin kryesor e zë sundimi i ligjit.

Në dokumentin paraprak që BIRN disponon, BE vë në dukje se pavarësisht përmirësimit të gjyqësorit në përgjithësi, janë shtuar përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të padrejtë dhe presion mbi sistemin gjyqësor.

“Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në shkurt 2025, shkaktoi reagime të paprecedenta publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyqësore. Kjo përbën një shqetësim serioz,” thuhet në dokument.

BE i referohet dhe dy ankesave të SPAK ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për dështimin për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur stafin e SPAK gjatë një proteste përpara godinës së tij kundër arrestimit të Veliajt si dhe rasteve të presionit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Gjatë periudhës së raportimit, gjashtë magjistratë janë vendosur nën mbrojtje – dy gjyqtarë dhe katër prokurorë. Prokuroria e Posaçme nisi një hetim penal për përpjekje për ushtrim presioni ndaj një magjistrati në një çështje që përfshinte një deputet,” thuhet në dokument.

Komisioni Europian ka bërë një skaner të procesit të vetingut, funksionimit të gjykatave dhe problematikave në mungesën e burimeve njerëzore, ndërsa sjell në vëmendje dhe shqetësimet nëse propozimet ligjore për të rregulluar këto problematika nuk janë sipas standardeve europiane.

Në draft-raportin e rrjedhur në media të martën flitet gjithashtu për ‘mangësi’ që lidhen me punën, metodologjinë, transparencën dhe gjithpërfshirjen e komisionit të posaçëm ‘anti-korrupsion’ i drejtuar nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.

Kuvendi si institucioni më i lartë gjigjvënës kritikohet për nivel të dobët në mbikëqyrjen e ekzekutivit, moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në mungesën e emërimeve të drejtuesve apo anëtarëve të disa institucioneve.

Gjatë kësaj legjislature, mazhoranca socialiste këmbënguli në moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ku kërkohej dërgimi i mandatit të deputetet Olta Xhaçka për interpretim në këtë gjykatë, pasi bashkëshorti i saj u shpall nga qeveria “investitor strategjik”.

“Kuvendi gjithashtu duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ende nuk janë respektuar,” thuhet në vlerësimin e BE-së.

Si pjesë e kapitujve themelorë janë dhe reformat në prokurimet publike, ku BE vijon të vendosë theksin në kontratat me negociim të drejtpërdrejtë të qeverisë, si një procedurë jotransparente.

“Ligji i ndryshuar për Prokurimin Publik përmban një dispozitë kalimtare që i lejon Këshillit të Ministrave të autorizojë negociimin e drejtpërdrejtë të kontratave të shërbimeve në “fusha me interes strategjik” për një periudhë trevjeçare, çka ngre shqetësime mbi përputhshmërinë e saj me acquis-në e BE-së”- vërehet në dokumentin pararendës të draftraportit të BE-së për ecurinë e zbatimit të ligjit.

Qeveria dhe mazhoranca nuk e kanë komentuar kritikat dhe sugjerimet e BE-së për ecurinë e negociatave në kapitujt themelorë, ndërsa një raport final zyrtar pritet të dalë në fillim të korrikut.

Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla dhe nënkryetarja socialiste e komisionit për Çështjet Evropiane, Etilda Gjonaj, thanë se nuk ishin në dijeni sepse nuk kishte akoma një raport zyrtar.

“Ky është një dokument paraprak që i vjen ministrisë së Drejtësisë dhe kjo ministri mbledh komentet e gjithë institucioneve dhe ia dërgon BE-së dhe pastaj përpunohet dhe bëhet publik një raport zyrtar për kapitujt themelorë,” tha Gjonaj duke sqaruar procedurën.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arma sekrete dhe e frikshme amerikane që mund të sjellë fundin për Iranin
Artikulli tjetër Kryeministri spanjoll zhytet sërish në skandal korrupsioni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.