KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Soros ka pasur një marrëveshje me USAID për të shkatërruar qytetërimin Perëndimor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Soros ka pasur një marrëveshje me USAID për të shkatërruar qytetërimin Perëndimor
BotaKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Soros ka pasur një marrëveshje me USAID për të shkatërruar qytetërimin Perëndimor

Përditësimi i fundit: 4 Janar, 2026 11:51 am
291 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një raport zyrtar i vitit 1993 i Fondacioneve Soros tregon se Programi i Trajnimit të Menaxhimit të Fondacioneve Soros (Soros Foundations Management Training Program – SFMTP) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sipas dokumentit, marrëveshja e bashkëpunimit me numër referencë EUR 0045 A 00 4007 00 është firmosur më 19 nëntor 1993 dhe kishte si qëllim financimin dhe zbatimin e një programi trajnimi dhe praktike profesionale për vende të Evropës Lindore dhe Qendrore.

Programi parashikonte ofrimin e tre muajve trajnim praktik dhe akademik në fusha si administrata publike, menaxhimi i biznesit, telekomunikacioni, menaxhimi mjedisor, bankat dhe financa. Në këtë program do të përfshiheshin 30 profesionistë nga Bullgaria, Estonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Raporti thekson se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, në të pesë vendet u nis procesi i reklamimit dhe rekrutimit të pjesëmarrësve. Reklamat u publikuan në gazeta kombëtare, ndërsa koordinatorët lokalë shpërndanë materiale aplikimi në institucione të ndryshme, përfshirë agjenci zhvillimi, projekte të financuara nga USAID, banka, kompani private, dhoma tregtie dhe shoqata biznesi.

Gjithashtu, në disa prej vendeve pjesëmarrëse, koordinatorët përdorën databaza ekzistuese me aplikime të para-seleksionuara nga fushata të mëparshme për trajnime ndërkombëtare.

Në raport përmendet edhe se stafi i programit në Shtetet e Bashkuara u njoh me procedurat e USAID dhe nisi rekrutimin e kompanive pritëse për pjesën e praktikës profesionale të programit.

Dokumenti është pjesë e një raporti tremujor performance për periudhën 1–31 dhjetor 1993 dhe paraqet aktivitetet organizative dhe administrative të programit, pa dhënë vlerësime politike apo ideologjike mbi qëllimet e tij.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Venezuela: Krizë e vazhdueshme ekonomike, diktaturë dhe rezervat më të mëdha të naftës në botë
Artikulli tjetër Gjykata e Lartë e Venezuelës emëron presidente të përkohshme Delcy Rodriguez

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.