KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Takim me Donald Trump Jr. – Dështon për të dytën herë tentativa e lobistit të Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Takim me Donald Trump Jr. – Dështon për të dytën herë tentativa e lobistit të Ramës
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Takim me Donald Trump Jr. – Dështon për të dytën herë tentativa e lobistit të Ramës

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2025 2:15 pm
228 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Mbrëmjen e së shtunës, më 26 prill 2025, Donald Trump Jr. po darkonte me Aleksandër Vuçiç në Beograd, në kuadër të një vizite të tij në Evropën Juglindore.

Disa javë më parë, ndërsa ai planifikonte këtë vizitë, Donald Trump Jr. kishte në plan të vizitonte edhe Tiranën, ku do të darkonte me kryeministrin Edi Rama.

Ky skedulim u kërkua me këmbëngulje nga Richard Grenell, një lobist i padeklaruar i Ramës dhe thuajse i deklaruar i Vuçiçit.

Planet e këtij udhëtimi të Trump Jr. u modifikuan kur njerëz të afërt të stafit të Presidentit Trump mësuan se Edi Rama ishte përfshirë në agjendë.

Sot, Donald Trump Jr. vijoi takimet në Budapest, në një konferencë biznesi, duke e hequr Tiranën nga lista e prioriteteve.

Të njëjtët aktorë në Uashington që i shkatërruan Ramës mundësinë për të takuar J.D. Vance në Mynih, vijuan lojën e tyre duke djegur edhe mundësinë e Ramës për të pritur në darkë speciale djalin e Presidentit Trump, me ndërmjetësinë e Richard Grenellit.

Megjithatë, duhet thënë se zoti Grenell nuk ka njohur vetëm dështime në përpjekjet e tij për të ndihmuar Edi Ramën në Uashington. Ai ka arritur të sigurojë edhe ndihmë strategjike për Ramën.

Tirana ishte përzgjedhur si vendi ku në prill 2025 (dy javë para zgjedhjeve) do të mbahej konferenca ndërkombëtare e konservatorëve amerikanë, CPAC. Zoti Grenell është anëtar bordi në bërthamën drejtuese të kësaj organizate.

Ai luftoi fort që kjo konferencë të mos zhvillohej në Tiranë para zgjedhjeve, dhe ia arriti qëllimit: konferenca është shtyrë për në muajin qershor.

Në këtë konferencë pritej të përshëndesnin me video-mesazh Presidenti Trump dhe Elon Musk.

Zoti Grenell u sigurua që kjo ngjarje të mos ndodhte para zgjedhjeve, pasi kjo do të favorizonte partitë opozitare në Tiranë, sidomos Partinë Demokratike.

Megjithëse zoti Grenell nuk ka një kontratë të drejtpërdrejtë me qeverinë Rama, në rangjet e larta të diplomacisë amerikane ai është skeduar si lobist i tij, madje ka edhe indicie konkrete që e sugjerojnë këtë.

Pikërisht në Budapest, aty ku ndodhet sot Donald Trump Jr., dyshohet se zoti Grenell mund të ketë lidhur interesa me zotin Rama.

Disa javë më parë, zoti Grenell u emërua anëtar bordi i kompanisë hungareze 4iG, e cila operon në Tiranë përmes filialit të saj “One Telecommunications”.

Kontrata e zotit Grenell me 4iG nuk është bërë ende publike, por disa burime sugjerojnë se bëhet fjalë për një pagesë që mund të arrijë deri në 100 mijë dollarë në muaj.

“Ne dyshojmë se 4iG po shërben si një proxy i interesave që lidhin kryeministrin tuaj në Shqipëri me zotin Grenell. Filiali në Tiranë punon i qetë me një lobist si Grenell, ndërsa pagesat e tij sigurohen përmes një kontrate private, duke shmangur çdo implikim direkt me qeverinë,” – tha për Hashtag.al një burim diplomatik i huaj.

Por një nga operacionet më të suksesshme të zotit Grenell në shërbim të zotit Rama, është i lidhur me atë që në Shqipëri njihet si skandali i anijeve energjetike “Tigra”, i cili implikon ministren e rëndësishme të Ramës, Belinda Balluku, dhe ish-ambasadoren Yuri Kim.

Ndërsa kjo aferë po merrte formë në vitin 2023, zoti Grenell, i cili kishte lidhje me disa eksponentë të lartë të opozitës në Tiranë, u kërkoi atyre si nder personal që të mos këmbëngulnin në këtë çështje.

Në fakt, deri më tani nuk rezulton që zoti Grenell të ketë pasur interesa të drejtpërdrejta në këtë aferë; më shumë duket se ka simuluar një interes, për t’i siguruar Edi Ramës qetësinë e nevojshme dhe për të larguar prozhektorët nga ky skandal.

Ironikisht, ndërsa në vitin 2023 Grenell dhe opozita shqiptare u fokusuan tërësisht në skandalin “Rama–McGonigal”, në mënyrë të heshtur ata po i bënin një favor të madh Edi Ramës me aferën e anijeve të Vlorës, të cilën kryeministri shqiptar e kishte shumë problematike.

Duket se zoti Grenell dhe qeveria e Edi Ramës në Tiranë janë ndjerë shumë të sfiduar nga bashkëpunimi dhe kontrata e lidhur ndërmjet partisë më të madhe opozitare në Shqipëri me firmën lobuese “Continental Strategy LLC”.

Në këtë kompani punon edhe vajza e zonjës Susie Wiles, e cila është shefe kabineti e Presidentit Trump, një zonjë e hekurt që nuk e pëlqen aspak Grenellin. Në rrethin ku operon zonja Wiles, zoti Grenell cilësohet si një “mercenar pa parime”.

Është pikërisht ky rreth që Grenell dhe Rama i druhen shumë, sidomos pasi Rama kuptoi se përpjekjet e tij në Izrael, përmes kanaleve të inteligjencës, nuk i siguruan atë që priste.

Izraelitët nuk e ngatërruan bashkëpunimin shtetëror me interesat politike dhe partiake të Ramës dhe nuk e ndërmorën garantimin e aksesit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat pranë Ramës janë përpjekur gjatë 24 orëve të fundit ta paraqesin kontratën e lobimit të opozitës me “Continental Strategy LLC” si një skandal, duke ngritur pyetjen “ku i gjeti opozita 6 milionë dollarë?”.

Por kjo është thjesht një narrativë për konsum publik, pasi në të vërtetë Edi Rama e di shumë mirë se në lojë janë dy njerëz që nuk po luajnë për të fituar ndonjë qindarkë më shumë, por janë dy kundërshtarë të tij personalë, që kanë hesape të paqëruara me të dhe me Grenellin:

Fatmir Mediu në Tiranë dhe Susie Wiles në Uashington.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Macron-it i tregohet vendi (i hiqet karrigia në Vatikan)
Artikulli tjetër Ish-presidenti brazilian arrestohet, pas dënimit për korrupsion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.