KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Telefonatë kërcënuese dhe alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Telefonatë kërcënuese dhe alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës
AktualeFokusKryesorePolitikeRajoni

Telefonatë kërcënuese dhe alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës

Përditësimi i fundit: 5 Korrik, 2025 11:40 am
273 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Policia e Kosovës ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të largohen, në prag të vazhdimit të radhës të seancës konstituive. Policia nuk ka folur ende në lidhje me evakuimin e të gjithëve nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit të Kosovës.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK-së, Abelard Tahiri, ka dyshime për një kërcënim dhe vendosjen e një bombe. Tahiri deklaroi se u është kërkuar nga autoritetet që të largohen menjëherë nga objekti.

Deputeti Glauk Konjufca ka folur para gazetarëve në oborrin e Kuvendit të Kosovës teksa është larguar pas urdhrit të policisë. Konjufca ka thënë se në Kuvendin e Kosovës është bërë një kërcënim nëpërmjet telefoni duke thënë se policia do të tregojë më shumë.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku u raportua për një kërcënim me bombë. Duke folur para mediave ajo ka kërkuar nga organet e sigurisë që ta hetojnë rastin dhe ta identifikojnë personin përgjegjës. Ajo ka thënë se hetimi dhe zbulimi i burimit të telefonatës është përgjegjësi e Policisë së Kosovës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është larguar nga godiana e Kuvendit pasi Policia ka kërkuar nga gjithë ta lirojnë objektin pas një kërcënimi me telefon dhe një alarmi për bombë. Mësohet se Kurti nuk ka folur për mediat derisa është larguar në drejtim të godinës qeveritare.

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pasi Kuvendi i Kosovës u njoftua për një kërcënim me telefon, pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive. Ai ka deklaruar se nuk i është dukur serioze situata.

Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë mbërritur tashmë në afërsi të objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Mësohet se ata janë parë duke diskutuar edhe me personat përgjegjës për sigurinë.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese” ndaj klientëve
Artikulli tjetër Vijon radha kilometrike në Qafë Botë nga arrestimi i 14 doganierëve grekë, nën akuzën për kontrabandë,

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.