KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tensionet në Ballkan krijojnë mundësi të reja për Turqinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tensionet në Ballkan krijojnë mundësi të reja për Turqinë
AnalizeOpinionPolitikeRajoni

Tensionet në Ballkan krijojnë mundësi të reja për Turqinë

Përditësimi i fundit: 20 Dhjetor, 2024 10:58 am
193 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rusia e ka konsideruar prej kohësh Ballkanin pjesë të sferës së saj të influencës. Por siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, fokusi aktual i Rusisë tek lufta në Ukrainë, po krijon një vakum në rajon dhe i jep një mundësi Turqisë për të zgjeruar rolin e saj.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rritur përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në Ballkan, duke pritur Kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç në dhjetor, pasi bëri vizita në Shqipëri dhe në Serbi në tetor.

“Ballkani është një histori suksesi për Ankaranë dhe arsyeja numër një për këtë është sepse Turqia ja ka dalë me sukses të veprojë si një ndërmjetëse, e aftë për të mbajtur lidhje paralele me të gjitha qeveritë dhe të gjitha grupet etnike”, thotë analisti Vuk Vuksanovic, nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Turqia me popullsi me shumicë myslimane ka patur prej kohësh lidhje të forta me Shqipërinë.

Por Presidenti Erdogan gjithashtu ka kultivuar kohët e fundit një marrëdhënie të fortë me Serbinë, një marrëdhënie që është ndërtuar mbi thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe një marrëdhënie personale me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Rusia e ka konsideruar historikisht Serbinë pjesë të sferës së saj të influencës, por është shpërqendruar nga lufta e saj në Ukrainë, diçka që po funksionon në avantazhin e Turqisë.

“Padyshim, Rusia gjithmonë e ka përdorur Serbinë për interesat e saj strategjike. Problemi është se Putini për momentin nuk është aq i fortë, pavarësisht se në Serbi ka parti politike dhe intelektualë që favorizojnë drejtpërdrejt politikën ruse”, thotë profesori Huseyin Bagci, nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme, në Ankara.

Rusia dhe NATO-ja kanë mbështetur në të kaluarën palët rivale në konfliktet ballkanike, më së fundmi për Kosovën, ku tensionet vazhdojnë dhe ku gjendet një forcë paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO-ja.

Rreziku i vazhdueshëm i destabilitetit e bën të rëndësishme përfshirjen në rritje të Ankarasë.

“Turqia ka një prani ushtarake në Ballkan. Ajo është e pranishme në terren për shkak të pjesëmarrjes në përpjekjet paqeruajtëse të NATO-s dhe BE-së në Ballkan. Dhe në të njëjtën kohë, nëse ka ndonjë mundësi për ndonjë lloj tensioni, Turqia mund të përpiqet të fitojë disa pikë diplomatike dhe politike, duke u përpjekur të jetë diçka e përbashkët mes palëve të përfshira”, thotë analisti Vuksanovic.

Stabiliteti në Ballkan është gjithashtu jetik për Turqinë, sepse rajoni është një rrugë jetike tregtare ndërmjet Turqisë dhe partnerit të saj më të rëndësishëm tregtar, Bashkimit Evropian.

Vizitat e fundit të Presidentit Erdogan në Ballkan janë zhvilluar në një sfond zhgënjimi në rritje ndër këto vende, lidhur me përpjekjet e tyre të ngecura për t’u anëtarësuar në BE.

“Ankaraja kërkon të pozicionohet si një partner i domosdoshëm për rajonin dhe shpesh shihet nga evropianët si një periferi. Dhe [këto vizita] japin gjithashtu një mesazh në shkallë më të gjerë. Mendoj se [ato synojnë] të shërbejnë si kundërpeshë ndaj pavendosmërisë së Bashkimit Evropian dhe janë një përpjekje për t’ia kaluar Rusisë dhe Kinës”, thotë profesori Zoran Ivanov, nga Universiteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë, TOBB, në Ankara.

Rajoni i Ballkanit, me rivalitetet e vazhdueshme dhe konfliktet e ngrira, po bëhet skena e një beteje të re për ndikim, ndërmjet fuqive historike dhe atyre që po shfaqen.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amwerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vlora, vendi i parë neandertalian në Shqipëri
Artikulli tjetër “Biznesmeni” Tan Agolli po e kthen FSHZH-në, në funksion të familjes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.