KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: The Guardian: Protestat më të mëdha që nga komunizmi, trondisin Ramën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > The Guardian: Protestat më të mëdha që nga komunizmi, trondisin Ramën
AnalizeFokusOpinionPolitikeSociale

The Guardian: Protestat më të mëdha që nga komunizmi, trondisin Ramën

Përditësimi i fundit: 9 Korrik, 2026 10:50 am
106 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gazeta prestigjioze britanike ‘The Guardian’ i ka kushtuar një editorial protestave qytetare që prej më shumë se një muaji po zhvillohen në Tiranë. Britanikja i cilëson protestat si revoltën më të madhe qytetare që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri. Sipas artikullit, ajo që nisi si një protestë për zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar në një lëvizje qytetare, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila tashmë kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshin e qeverisjes.

The Guardian shkruan se pakënaqësia e qytetarëve lidhet me mungesën e transparencës në projektet turistike të mbështetura nga investitorë strategjik; ndër ta edhe ai i dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner dhe Ivanka Trump; të cilët rrezikojnë zona të mbrojtura si Zvërneci, laguna e Nartës dhe ishulli i Sazanit. Edhe pse qeveria shqiptare ka deklaruar se marrëveshjet nuk janë përfunduar ende, publikimi i pamjeve me buldozerë në plazhe ishte shkëndija që ndezi protestat masive.

The Guardian thekson se lëvizja ka tejkaluar prej kohësh çështjen mjedisore. Sot, mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili fitoi mandatin e katërt vitin e kaluar me pjesëmarrjen e vetëm 45% të elektoratit. Gazeta thekson se kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vazhdimisht këto investime, duke deklaruar se ato nuk do të ndalen. Në analizën e britanikes evidentohet shqiptarët nuk janë kundër investimeve, por kundërshtojnë idenë që pasuria natyrore e vendit të vihet në dispozicion të interesave private. Veçanërisht kur procesi shoqërohet me mungesë transparence. Gazeta ndalet edhe te përpjekjet e kryeministrit për ta lidhur kundërshtimin ndaj projekteve me qëndrimet anti-Trump.

Për shumë qytetarë, shkruan gazeta, ky është simboli më i qartë i një modeli zhvillimi që favorizon interesat e një pakice të pasur në dëm të interesit publik. Një protestues i moshuar, i cituar nga The Guardian, shprehet se pas më shumë se 30 vitesh tranzicion, vendi vazhdon të përballet me spitale në kushte mjerane, arsim në krizë, mungesë vendesh pune dhe emigrim masiv, ndërsa projekte të tilla, sipas tij, pasurojnë vetëm një grusht njerëzish.

Artikulli ndalet edhe te reagimet e disa eurodeputetëve, të cilët kanë bërë thirrje për pezullimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe kanë paralajmëruar se projekti mund të ketë pasoja për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

The Guardian e mbyll analizën duke theksuar se kjo nuk është vetëm një betejë për mbrojtjen e natyrës, por një provë për mënyrën se si Shqipëria zgjedh të zhvillohet dhe nëse ky zhvillim do t’u shërbejë qytetarëve apo vetëm një pakice të privilegjuar.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në kulmin e sezonit prodhues, fluturojnë çmimet e perimeve
Artikulli tjetër Qershori 2026, më i ngrohti ndonjëherë në Europën Perëndimore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.