KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ti vetëm ik!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ti vetëm ik!
AktualeFokusKomentKryesorePolitike

Ti vetëm ik!

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2026 8:57 am
160 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE
Nga Irena Beqiraj

Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional që e ke përhapur në çdo qelizë.

Ti vetëm ik të shpëtojmë nga pushtimi i injorancës së Zeqinësë edhe Sarës, të cilat i ke ngritur në argument.

Ti vetëm ik, të shpëtojmë nga shkretëtirizimi i vendit, i cili, pavarësisht se është i bekuar nga natyra e bukur, klima edhe burimet natyrore, u mallkua nga shpura jote përtace, shfrytëzuese e pa vizion.

Por ti nuk ikën dot, të ka mbytur etja për pushtetin. Je sëmurur rëndë nga ky ves i poshtër. Dhe, si çdo i varur, me kalimin e kohës, zhytesh gjithnjë e më thellë. Je i nervozuar, i pështjelluar, je bërë i pasigurt dhe jotolerant. Flet gjëra kot, të cilat askush nuk t’i beson, as ti vetë.

Ik sot po munde , që ky vend të shpëtojë nga kapja më e egër e shtetit që pas diktaturës, por fatkeqësisht  ti e di që nuk je në gjendje ta ofrosh këtë!! Etja për pushtet është e tmerrshme. Krijon varësi më shumë se kokaina. Etja për pushtet, kjo sëmundje malinje, të ka gërryer edhe grimcën e fundit të njerëzillëkut.

Mos na mbro nga të huajt, na shpëto nga pushtimi yt. Por ti nuk ikën dot, se i je nënshtruar i tëri nevojës për pushtet. I shërben vetëm pushtetit, betohesh për të. Ti je gati të shesësh jo vetëm të gjallët, edhe interesat e tyre, por edhe kockat e të vdekurve dhe kujtimin e tyre për pushtetin tënd.

Po munde, ti vetëm ik! Por ti e ke të pamundur të ndahesh, siç i ka hije një burri shtetasi, nga pushteti, sepse ti nuk ke më askënd për të të ndihmuar, këshilluar apo ngushëlluar. Ti je i frikësuar edhe vetëm. Ata që kishe më afër gjithë këto vite të lanë vetëm, të lëshuan teposhtë rrymës së zullumit për të mos u mbytur bashkë me ty. Të tjerët janë duke ta thurur rrjetën.

Ti nuk na mbron dot nga askush, sepse nuk je në gjendje të mbrosh askënd, ndaj ti vetëm ik. Por, fatkeqësisht për ty, ti nuk ikën dot më…

Fati yt është i përcaktuar. Ti MUND të numërosh vetëm ditët.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paratë e shqiptarëve shkojnë shumica, për rrogat e administratës
Artikulli tjetër Mafia shqiptare depërton në Meksikë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.