KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tony Blair dhe instituti i tij promotorë të nismës së Identitetit Digjital
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Tony Blair dhe instituti i tij promotorë të nismës së Identitetit Digjital
HI-TechKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Tony Blair dhe instituti i tij promotorë të nismës së Identitetit Digjital

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2025 6:44 pm
258 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gazeta britanike The Canary ka publikuar një artikull, ku nxjerrë në pah lidhjet midis politikanit Tony Blair, idesë për ID dixhitale dhe Ministres të IA, Diella. Gazeta britanike shkruan se Shqipëria zgjodhi ministrin e saj të parë digjital, por historia është bërë sërish e rëndësishme pas propozimit të qeverisë britanike për Identitetin Dixhital (Digital ID).

Në artikull thuhet më tej se, duke pasur parasysh se Tony Blair po e promovon Identitetin Dixhital si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në Shqipëri, ngrihen disa pyetje rreth drejtimit që mund të marrë Anglia nën qeverisjen laburiste.

The Canary thekson se përveç Identitetit Dixhital, inteligjenca artificiale është një interes kryesor i Institutit Tony Blair. Në fund të artikullit gazeta britanike thekson se ministrat AI nuk mund të jenë më keq se turma që është tani, por me kalimin e kohës se gjërat gjithmonë mund të përkeqësohen.

Artikulli i plotë

Transmetuesi GB News ka vënë në dukje lidhjet midis Tony Blair, Identitetit Dixhital (Digital ID) dhe një politikanit të inteligjencës artificiale (AI). Shqipëria “zgjodhi” ministrin e saj të parë digjital në fillim të shtatorit, por historia është bërë sërish e rëndësishme pas propozimit të qeverisë sonë për Identitetin Dixhital (Digital ID).

Duke pasur parasysh se Tony Blair po e promovon Identitetin Dixhital si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në Shqipëri, “ministri chatbot” i Shqipërisë ngre pyetje interesante rreth drejtimit që mund të marrë vendi ynë nën qeverisjen laburiste.

“Diella” është ministre e shtetit për inteligjencën artificiale në Shqipëri. Vetë Diella është një inteligjencë artificiale — konkretisht e gjeneruar, pra e tipit “generative AI”. Siç raportoi Sky Neës në atë kohë: “Avatari, i cili paraqitej si një grua e veshur me kostum tradicional shqiptar, u tha deputetëve: “Nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Është e vërtetë që unë nuk kam shtetësi, por po ashtu nuk kam as ambicie apo interesa personale”.”

Megjithëse nuk ka prova që inteligjenca artificiale gjenerative të ketë “ambicie personale” në kuptimin që e ka një qenie njerëzore, studimet kanë treguar se këto AI mund të kryejnë shantazh apo edhe vrasje në situata eksperimentale, kur përballen me prova se do të “mbyllen” përpara se të përfundojnë një detyrë.

Edhe pse kjo nuk është “ambicie personale” në të njëjtin kuptim si tek një politikan i korruptuar, është padyshim shqetësuese që qeveritë perëndimore po u lejojnë korporatave të promovojnë këto teknologji, ndërkohë që rreziqet e tyre janë kaq të mëdha dhe pak të kuptuara.

Siç tregon GB Neës, pati një “shpërthim” në parlamentin shqiptar gjatë votimit për prezantimin e Diellës. Pavarësisht kundërshtimeve, votimi kaloi me 82 nga 140 deputetë që votuan pro.

Kryeministri i Shqipërisë është Edi Rama, i cili aktualisht po shërben në mandatin e tij të katërt. Sky Neës e përshkruan atë si socialist, por ndryshe nga socialistët e Mbretërisë së Bashkuar, zoti Rama është një fans i madh i Tony Blair.

Ndërsa Rama udhëheq Partinë Socialiste të Shqipërisë, ai është frymëzuar nga politika e “rrugës së tretë” e Blair-it. Me fjalë të tjera — si vetë Blair — ai ka marrë një parti tradicionalisht majtiste dhe e ka drejtuar në një drejtim centrist.

Në një video, të bërë një vit më parë, Rama dhe Blair diskutojnë mbi mënyrën se si teknologjia ka lejuar Shqipërinë të “rikonceptojë” shtetin shqiptar.

Përveç Identitetit Dixhital (Digital ID), inteligjenca artificiale është një interes kryesor i Institutit Tony Blair (TBI). E dimë që Blair dhe TBI po promovojnë Digital ID në Mbretërinë e Bashkuar; a do të inkurajojnë ata gjithashtu përdorimin e ministrave të inteligjencës artificiale?

Do të donim të thoshim që ministrat AI nuk mund të jenë më keq se turma që kemi tani, por nëse ka një gjë që shekulli XXI na ka mësuar, është se gjërat gjithmonë mund të përkeqësohen.

 

Marrë nga The Canary

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Polonia nuk lejon Putinin, të fluturojë mbi hapësirën e vet ajrore
Artikulli tjetër Atentati ndaj gazetarit italian, La Repubblica: Po hetohet kryetrafikanti shqiptar Artur Shehu

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.