KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump: Dëshiroj të takoj Putin për t’i dhënë fund luftës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump: Dëshiroj të takoj Putin për t’i dhënë fund luftës
AktualeBotaOpinionPolitike

Trump: Dëshiroj të takoj Putin për t’i dhënë fund luftës

Përditësimi i fundit: 1 Shkurt, 2025 3:03 pm
144 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 31 janar se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin mund të bisedojnë shumë shpejt dhe të bëjnë të ditur diçka të rëndësishme drejt dhënies fund të konfliktit në Ukrainë.

“Ne do të flasim, dhe mendoj që do të bëjmë diçka të rëndësishme”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ne duam t’i japim fund asaj lufte”.

Sipas Trump, administrata e tij veçse ka pasur “diskutime shumë serioze për luftën në fjalë”, dhe për tentimet për t’i dhënë fund saj.

“Është një situatë pa asnjë kuptim dhe duhet të marrë fund”.

Trump nuk ka treguar se kush prej administratës së tij ka qenë në kontakt me rusët, mirëpo ka insistuar se dy palët “veçse po flasin”. Ai nuk ka treguar nëse personalisht është përfshirë në diskutime. Trump ka thënë javën e kaluar se do të dëshironte të takohet me Putinin sa më shpejt për t’i dhënë fund luftës. Ai ka thënë se në bazë të asaj që ka dëgjuar, edhe Putin do të dëshironte ta takonte.

“Secilën ditë që nuk takohemi, ushtarët po vriten në fushëbetejë”, ka thënë ai më 23 janar.

Keith Kellogg, gjeneral i pensionuar amerikan, i angazhuar për t’i udhëhequr bisedimet për dhënie fund të luftës, ka thënë në një konferencë për media më 7 janar se janë duke u bërë parapërgatitje për bisedimet mes Trumpit dhe Putinit. Ai ka thënë se ka mundësi që Trump do të arrijë të bisedojë me Putinin dhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump ka thënë në fushatën zgjedhore se do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orëve të marrjes së detyrës. Tani shpreson që t’i japë fund luftës brenda gjashtë muajsh.

Përgjatë fushatës, Trump ka thënë se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën, nëse ai do të ishte president, ndërsa këtë pretendim e ka përsëritur edhe më 31 janar. Trump është kritik i ndihmës që i ka dërguar Uashingtoni Kievit, dhe ka thënë se Ukraina do të duhej të bënte koncesione para nisjes së luftës, gati tre vjet më parë. Në një intervistë të realizuar së fundmi për një televizion shtetëror rus, Putin e ka lavdëruar Trumpin si “burrë të mençur dhe pragmatik”, i cili është i fokusuar në interesat amerikane.

“Ne kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të stilit biznesor, pragmatik, por edhe në mirëbesim, me presidentin aktual amerikan”, ka thënë Putin.

Presidenti rus e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve direkte për paqe me Zelenskyn. Putin ka thënë se nuk e konsideron Zelenskyn lider legjitim të Ukrainës. Zgjedhjet në Ukrainë do të duhej të mbaheshin më 31 mars 2024, mirëpo janë shtyrë sepse shteti është ende nën gjendje të luftës, për shkak të konfliktit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK merr nën hetim kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë
Artikulli tjetër Kina furnizon Rusinë me materiale kyç për raketa

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.