KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump dëshiron të ashpërsojë ligjin elektoral në SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump dëshiron të ashpërsojë ligjin elektoral në SHBA
AktualeAnalizeBotaPolitike

Trump dëshiron të ashpërsojë ligjin elektoral në SHBA

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 10:28 am
162 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që me një dekret të ri të ashpërsojë rregullat për zgjedhjet në SHBA. Sipas dekretit kushdo që dëshiron të regjistrohet për zgjedhjet federale duhet që në të ardhmen të dëshmojë përmes dokumente shtetësinë amerikane. Po ashtu edhe votat e dërguara me postë duhet të arrijnë tek autoritetet deri ditën e zgjedhjeve. SHBA-ja ka dështuar në “zbatimin e masave bazë dhe të nevojshme për zgjedhjet”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trump.

Shteteve federale u kërkohet të bashkëpunojnë me autoritetet federale për të shkëmbyer listat e votuesve dhe për të ndjekur penalisht krimet zgjedhore.

Presidenti i SHBA-së nuk mund t’i detyrojë drejtpërdrejt shtetet federale të ndryshojnë ligjet zgjedhore. Për të zbatuar planet e tij, Trump planifikon të ushtrojë presion financiar: fonde të caktuara federale do të dërgohen vetëm në shtetet që pajtohen me dekretin dhe e zbatojnë atë.

Padi nga aktivistët e të drejtave civile

Pas nënshkrimit të projektligjit Trumpi njoftoi se javët e ardhshme do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm sa i përket ligjit elektoral në SHBA. Dekreti i Trumpit pritet të kundërshtohet në gjykatë nga organizatat që merren me ligjin elektoral. Ata argumentojnë se rreth nëntë për qind e qytetarëve amerikanë të moshës për të votuar, pra rreth 21.3 milionë vetë, nuk kanë dëshmi për shtetësinë e tyre.

Po ashtu edhe gratë e martuara që kanë ndryshuar mbiemrat e tyre, mund të kenë probleme me regjistrimin, sepse në certifikatat e tyre të lindjes kanë mbiemrin e vajzërisë. Kjo u bë e dukshme së fundmi në zgjedhjet në New Hampshire.

Trumpi ka kritikuar vazhdimisht se zgjedhjet manipulohen, veçanërisht pas humbjes së tij ndaj Joe Biden në vitin 2020. Trump ka qenë veçanërisht kritik ndaj votimit me postë, duke pretenduar pa prova se ai është i pasigurt dhe hap rrugën për mashtrime.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërtimi, ‘lavatriçja’ e parave të pista. Stoku i banesave bosh shkon në 56 mijë
Artikulli tjetër “Gatishmëria 2030”, si po planifikon Evropa të riarmatoset dhe a mund ta përballojë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.