KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare
AktualeBotaKomentPolitike

Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2025 9:28 am
152 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t’i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një rol të rëndësishëm në administratën e tij si kreu i Departamentit të Efiçiencës Qeveritare (DOGE), mes kritikave për ngrirjen e financimeve për USAID-in, që ndikoi në programet për ndihmë të huaj në mbarë botën.

Trump kufizoi punën e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar kur urdhëroi një ngrirje 90-ditore të shpenzimeve më 24 janar. Ky vendim preku shumë biznese dhe organizata jofitimprurëse në Ukrainë, të cilat tani po përballen me vështirësi. Ai gjithashtu ndikoi në programet e ndihmës për njerëzit në Afganistan.

Trump dhe Musk e komentuan këtë vendim, gjatë intervistës së tyre të parë të përbashkët televizive, e cila u transmetua më 18 shkurt në Fox News, një media konservatore amerikane. Trump tha se mori vendimin për të ngrirë financimin e USAID-it sepse paraardhësi i tij, ish-presidenti Joe Biden, kishte shpenzuar më shumë sesa që duhej, përfshirë ndihmën e huaj që, sipas tij, nuk i shërbente interesave të SHBA-së dhe kishte rritur deficitin.

Që nga viti 2022, USAID-i ka ofruar miliarda dollarë ndihmë humanitare, mbështetje për zhvillim dhe ndihmë të drejtpërdrejtë buxhetore për Ukrainën. Musk dhe Trump nuk u pyetën për pezullimin e ndihmës për programet në Ukrainë gjatë intervistës ose për përpjekjet diplomatike të Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Intervista u përqendrua më shumë te marrëdhënia e Trumpit me Muskun, njeriun më të pasur në botë, dhe arsyet pse ai e zgjodhi atë për të drejtuar DOGE-n.

“Unë njoh shumë biznesmenë dhe ata nuk janë domosdoshmërisht njerëz të mirë”, tha Trumpi. Musk është një person i madh që “dëshiron ta shohë vendin të ecë përpara”, i tha Trumpi intervistuesit të Fox News, Sean Hannity, i cili është mik i presidentit.

Trump tha se DOGE ka luftuar shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet në qeveri, duke kursyer tashmë miliona dollarë për taksapaguesit amerikanë.

Që nga kthimi i Trumpit në postin e presidentit më 20 janar, DOGE ka kaluar nga një departament në tjetrin, duke pushuar nga puna ose shkarkuar mijëra punonjës të qeverisë në një ndryshim të madh të administratës federale, të dizajnuar për të ulur kostot dhe për ta zvogëluar atë. Një listë e programeve që janë identifikuar, disa prej të cilave kushtonin qindra miliona dollarë, u shfaq në ekran gjatë intervistës së përbashkët.

Musk tha se ai mori këtë rol për ta reduktuar burokracinë dhe për ta parandaluar falimentimin e Shteteve të Bashkuara.

“Qëllimi është të shkurtojmë një trilion dollarë nga deficiti”, tha Musk, duke pretenduar se Trumpi “e gjeti deficitin në dy trilionë kur hyri në detyrë”.

Musk tha se taksapaguesi mesatar amerikan duhet të jetë “i tërbuar” nga mënyra se si janë shpenzuar paratë e tyre.

Ai tha se disa nga njerëzit në ekipin e tij të DOGE-s, që është kritikuar ashpër nga Demokratët për veprimet e cilësuara si të paligjshme, janë punonjës federalë. Të tjerë janë inxhinierë softuerësh që mund të fitonin paga milionëshe, por në vend të kësaj kanë zgjedhur të punojnë për të.

Presidenti Trump tha se Musk thjesht po zbaton urdhrat e tij ekzekutivë dhe premtoi se programet tradicionale si Sigurimet Shoqërore dhe programet e sigurimeve shëndetësore të financuara nga qeveria, Medicare dhe Medicaid, “nuk do të preken”.

Megjithatë, ardhja e punonjësve të DOGE këtë javë në Administratën e Sigurimeve Shoqërore çoi në dorëheqjen e menjëhershme të shefit të saj për shkak të një përplasjeje të dukshme me ekipin e Muskut për uljen e kostove. Zyrtarë të tjerë të lartë federalë kanë dhënë dorëheqje kur janë përballur me qasjen drastike të DOGE-s ndaj shpenzimeve federale.

Trumpi gjithashtu tha se Musk nuk i ka kërkuar asnjë favor për kompanitë e tij – konkretisht SpaceX, e cila ka kontrata të shumta me qeverinë amerikane, dhe Tesla, e cila ka përfituar nga subvencionet e SHBA-së për promovimin e makinave elektrike.

Musk tha se do të tërhiqej nga çdo vendimmarrje nëse ndonjëherë do të përballej me një situatë që përfshinte bizneset e tij, dhe Trump shtoi: “Nëse ka ndonjë konflikt, ai nuk do të jetë i përfshirë”.

Musk i tha Hannity-t se ka paguar një çmim për mbështetjen e tij ndaj Trumpit, por se ka ndërmend të vazhdojë.

“Unë jam një teknolog dhe përpiqem të krijoj teknologji që ndihmojnë njerëzit dhe përmirësojnë botën”, tha Musk.

Trump tha se gjithmonë e ka respektuar Muskun, por admirimi i tij për të u rrit kur ai ofroi përdorimin e satelitëve të komunikimit Starlink për njerëzit në Karolinën e Veriut, komunitetet e të cilëve ishin shkatërruar nga një uragan vitin e kaluar.

Admirimi i tij u rrit edhe më shumë kur SpaceX arriti ta kthente një raketë në Tokë dhe ta kapte në ajër “si një foshnjë e bukur e vogël”, dhe ai vendosi se e donte atë në ekipin e tij.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drejtuesja e Administratës Amerikane së Sigurimeve Shoqërore jep dorheqjen
Artikulli tjetër Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet në Arabinë Saudite

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.