KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Drejtuesja e Administratës Amerikane së Sigurimeve Shoqërore jep dorheqjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Drejtuesja e Administratës Amerikane së Sigurimeve Shoqërore jep dorheqjen
AktualeBotaPolitikeSociale

Drejtuesja e Administratës Amerikane së Sigurimeve Shoqërore jep dorheqjen

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2025 9:24 am
126 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisionerja në detyrë e Administratës së Sigurimeve Shoqërore dha dorëheqjen pas kërkesave nga ekipi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, për qasje në informacionet e përfituesve të Sigurimeve Shoqërore, sipas dy personave me njohuri nga largimi i zyrtares, të cilët folën me kusht që të mbeteshin anonim.

Largimi i Komisioneres në detyrë Michelle King nga agjencia gjatë fundjavës, pas më shumë se 30 vitesh pune në të, pasoi vendimin e saj për të refuzuar kërkesën e punonjësve të DOGE për qasje në të dhënat personale të Administratës së Sigurimeve Shoqërore, thanë dy burimet anonime të hënën.

Shtëpia e Bardhë e zëvendësoi atë me zotin Leland Dudek, i cili aktualisht punon në Administratën e Sigurimeve Shoqërore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Harrison Fields, lëshoi një deklaratë të hënën në mbrëmje duke thënë: “Presidenti Trump ka emëruar zotin Frank Bisignano për postin e udhëheqësit të Administratës së Sigurimeve Shoqërore dhe ne presim që ai të konfirmohet (nga Senati) me shpejtësi në javët e ardhshme. Ndërkohë, agjencia përkohësisht do të drejtohet nga një ekspert karriere kundër abuzimit të fondeve në Administratën e Sigurimeve Shoqërore, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së komisionerit”.

Dorëheqja e komisioneres në detyrë Michelle King nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore është një nga disa largime të zyrtarëve të rangut të lartë të shqetësuar për mundësinë e qasjes së paligjshme të personelit të DOGE në dhënat personale të taksapaguesve.

DOGE ka patur qasje në sistemin e pagesave të Departamentit të Thesarit dhe po përpiqet të fitojë qasje në të dhënat e Agjencisë së Taksave.

Që kur Presidenti republikan Donald Trump filloi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tij miliarder Elon Musk hyri me shpejtësi në agjencitë federale përmes grupit DOGE.

Nancy Altman, presidente e organizatës “Social Security Works”, që merret me mbrojtjen e përfitimeve të Sigurimeve Shoqërore, kritikoi përpjekjet e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë duke thënë se “nuk ka asnjë mënyrë për të shprehur me fjalë se sa serioze është kjo shkelje. Nga ajo që unë kam kuptuar deri me tani, shkelja tashmë ka ndodhur.”

“Informacioni i mbledhur dhe i mbajtur në mënyrë të sigurt nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore është shumë i ndjeshëm”, tha ajo. “Administrata e Sigurimeve Shoqërore ka të dhëna për të gjithë ata që kanë një numër të Sigurimeve Shoqërore, pra pothuajse të gjithë amerikanët, të gjithë ata që kanë sigurime shëndetësore qeveritare dhe çdo amerikan me të ardhura të ulëta që ka aplikuar për programet e ndihmave sociale.”

“Nëse ka një qëllim të keq për të ndëshkuar armiqtë e perceptuar, dikush mund të fshijë të dhënat tuaja të të ardhurave, duke e bërë të pamundur marrjen e përfitimeve të Sigurimeve Shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore për të cilat ata mund të kenë dhënë kontribute.”

E ardhmja e Sigurimeve Shoqërore ishte një çështje politike që u debatua gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2024. Rreth 72.5 milionë njerëz, përfshirë pensionistë, persona me aftësi të kufizuara dhe fëmijë, marrin përfitime nga sigurimet shoqërore.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA, pushohen nga puna qindra punonjës të trafikut ajror
Artikulli tjetër Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.