KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump “luftë” të hapur me antisemitizmin në universitete
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump “luftë” të hapur me antisemitizmin në universitete
AktualeBotaPolitike

Trump “luftë” të hapur me antisemitizmin në universitete

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2025 8:58 am
127 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të luftuar antisemitizmin dhe u zotua të dëbojë studentët e universiteteve që nuk janë shtetas amerikan dhe të tjerë që morën pjesë në protestat pro-palestineze.

Plani për të luftuar antisemitizmin parashikon veprim të menjëhershëm nga Departamenti i Drejtësisë për të hetuar dhe vënë para ligjit ata që thyen rendin në kampuset universitare amerikane.

Po ashtu, kërkohet dëbimi i të huajve që nuk janë banorë të përhershëm “që shkelën ligjet tona”, duke përmendur paralajmërimet e bëra më herët nga zoti Trump për t’u hequr vizat studentëve ndëkombëtare që morën pjesë në protestat pro-palestineze.

Grupet për mbrojtjen e të drejtëave dhe studiuesit e ligjit thanë se masa e re do të shkelte të drejtën kushtetuese për lirinë e fjalës dhe se ka të ngjarë të sjellë sfida ligjore.

“Amendamenti i Parë i mbron të gjithë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë qytetarët e huaj që studiojnë në universitetet amerikane”, citon agjencia Reuters të jetë shprehur Carrie DeCell, avokate në Institutin “Knight First Amendment” në Universitetin e Kolumbias.“Dëbimi i atyre që nuk janë shtetas për shkak të qëndrimeve politike do të ishte antikushtetues”.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike një grup në mbrojtje të të drejtave të myslimanëve tha se do të shqyrtojë mundësinë për të kundërshtuar urdhrin në gjykatë nëse zoti Trump do të përpiqej ta zbatonte atë.

Tensionet lidhur me luftën mes Izraelit dhe Hamasit çuan në protesta në kampuset universitare amerikane, përfshirë një valë kampesh pro-palestineze, që rezultuan me 3200 të arrestuar.

Shumë protestues pro-palestinezë mohuan se mbështesnin Hamasin apo se ishin angazhuar në veprime antisemite, duke thënë se ata protestuan kundër operacionit ushtarak në Gazë, ku sipas autoriteteve lokale shëndetësore janë vrarë më shumë se 47 mijë vetë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Artikulli tjetër Guantanamos, të përgatitet për të pritur deri në 30 mijë emigrantë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.