Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka përshkruar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës si “shumë të mira”.
Duke folur të hënën, pas arritjes së marrëveshjes tregtare mes dy vendeve, Trumpi ka thënë se SHBA-ja nuk po kërkon ta lëndojë Kinën.
“Ata po mbyllnin fabrikat. Ata kishin shumë trazira dhe ishin shumë të lumtur që mund të bënin diçka me ne”, është shprehur Trumpi.
Ai ka shtuar se administrata e tij bëri një “marrëveshje të madhe tregtare” me Kinën.
Marrë nga Associated Press