KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump nuk planifikon zgjatjen e armëpushimit me Iranin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump nuk planifikon zgjatjen e armëpushimit me Iranin
AktualeBotaFokusKomentPolitike

Trump nuk planifikon zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2026 7:54 am
216 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk planifikon që të zgjasë armëpushimin dyjavor me Iranin.

“Mund të përfundojë në të dyja mënyrat, por unë mendoj se më e preferueshme është është një marrëveshje sepse më pas ata mund të rindërtohen”, tha Trump në një intervistë dhënë mbrëmjen e 14 prillit për ABC News.

Të dyja palët arritën një marrëveshje më 7 prill, për t’i dhënë fund luftës që nisi më 28 shkurt me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Marrëveshja e armëpushimit synon t’u japë palëve kohë për bisedime të paqes dhe një rund bisedimesh u mbajt fundjavën e kaluar në Islamabad.

Gjatë negociatave më 11-12 prill, SHBA-ja dhe Irani nuk arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkaq, më herët gjatë 14 prillit, Trump sugjeroi se një rund i ri bisedimesh me Iranin mund të mbahet pas një ose dy ditësh.

“Duhet të qëndroni aty, sepse diçka mund të ndodhë gjatë dy ditëve të ardhshme dhe ne jemi më të prirë që të shkojmë atje [sesa në një vend tjetër]”, citohet të ketë thënë Trump për Washington Post, duke iu referuar Islamabadit, teksa armëpushimi po shkon drejt fundit.

Mediat më herët gjatë së martës raportuan se Pakistani po synon që të ndërmjetësojë një rund të ri bisedimesh më vonë gjatë javës.

Raportimet erdhën pas një interviste në të cilën nënpresidenti amerikan, JD Vance, rriti mundësitë për takime të mëtejme, duke theksuar se “shumë përparim” u arrti gjatë bisedimeve më 11-12 prill.

Një nga çështjet kyç është mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, rrugë ujore ku para se të niste lufta kalonte një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit.

Pasi bisedimet në Islamabad përfunduan pa marrëveshje, Trump njoftoi se SHBA-ja do të bllokonte ngushticën dhe do të shënjestronte anijet që nisen nga Irani ose drejt Republikës Islamike.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, mund të ndryshojë marrëdhëniet me Evropën

Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë

Franca në protesta: Interesat po shpërthejnë buxhetin francez

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zjarr gjigand në një ndërtesë shumëkatëshe në Tiranë, njëmbëdhjetë persona në spital
Artikulli tjetër Hetim i BBC-së, si po ndihmohen emigrantët për t’u strehuar në Britaninë e Madhe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
Analize Bota Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve
Analize Finance HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Shqipëria në krizë energjetike
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.