KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarr gjigand në një ndërtesë shumëkatëshe në Tiranë, njëmbëdhjetë persona në spital
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zjarr gjigand në një ndërtesë shumëkatëshe në Tiranë, njëmbëdhjetë persona në spital
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Zjarr gjigand në një ndërtesë shumëkatëshe në Tiranë, njëmbëdhjetë persona në spital

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2026 7:52 am
223 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Njëmbëdhjetë njerëz janë hospitalizuar si pasojë e lëndimeve nga një zjarr që përfshiu ë martën, një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Tiranë.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se personat e hospitalizuar nuk janë në rrezik për jetën.

Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare (MIA) tha në Facebook se janë lënduar gjashtë zjarrfikës dhe dy qytetarë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Konkretisht, u transportuan drejt spitalit 3 zjarrfikës me djegie të shkallës së dytë, 2 zjarrfikës me simptoma asfiksie, si dhe 2 qytetarë të evakuuar nga objekti”, thuhet në njoftim.

Zjarri – që nisi rreth orës 17:00 në ndërtesën pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – u vu nën kontroll rreth tri orë më vonë, sipas autoriteteve.

Fasada e pallatit mori flakë tërësisht deri në katin e 12-të dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve zjarri, depërtoi edhe brenda në banesa, para se të vihej nën kontroll.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, që është vënë nën kontroll të plotë.

“Zona vijon të monitorohet për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve”.

Strukturat përgjegjëse po vijojnë kontrollin në çdo banesë për të evidentuar persona të lënduar apo të bllokuar, shtoi MIA.

Në operacionin për përballimin e situatës u angazhuan rreth 70 forca zjarrfikëse me 15 mjete, 50 forca policore, si dhe struktura të tjera mbështetëse, përfshirë urgjencën mjekësore, UKT-në, forcat bashkiake dhe vullnetarë, thuhet në njoftimin e agjencisë qeveritare.

Ministria e Mbrojtjes tha se 26 pjesëtarë të ushtrisë janë angazhuar në këtë operacion, dhe një helikopter Cougar po punonte për shuarjen e plotë të zjarrit.

Ekipet e emergjencës ndërhynë duke i larguar disa banorë të ngecur në ndërtesë dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Rreth një orë pasi u ndez zjarri, Policia zgjeroi perimetrin e sigurisë, duke u kërkuar mediave dhe banorëve të zhvendosen, pasi gjendja u përkeqësua me përhapjen e flakëve edhe brenda banesave.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO dënon me 4 burg ish-kryebashkiakun e Finiqit
Artikulli tjetër Trump nuk planifikon zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.