KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin
AktualeAnalizeBotaFokusKomentPolitike

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2026 8:37 am
183 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ushtria amerikane “ende nuk ka filluar” të shkatërrojë atë që ka mbetur prej Iranit pas një muaji bombardimesh së pareshtura shkatërruese, si dhe ka kërcënuar se do t’i godasë centralet elektrike dhe ura të tjera në paralajmërimin e tij më të fundit ndaj regjimit në Teheran.

“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja kudo në botë, ende nuk ka filluar ta shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Tani është radha e urave, pastaj centraleve elektrike! Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë i duhet të bëjë dhe duhet ta bëjë, SHPEJT!” shkroi Trump në Truth Social mbrëmjen e së enjtes.

Trump i bëri këto paralajmërime, pa shpjegime të mëtejshme, disa orë pasi Irani nisi sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit, pas një paralajmërimi të mëparshëm nga Trumpi drejtuar Teheranit se duhet “të bëjë një marrëveshje para se të mos mbetet asgjë” nga vendi.

Trump vazhdoi të dërgojë mesazhe disi të përziera mbi luftën, pasi një ditë më parë tha në një fjalim televiziv se Bashkuara janë afër “përfundimit të punës” në Iran, por ka paralajmëruar njëkohësisht se ushtria amerikane do të vazhdojnë ta godasin vendin e Lindjes së Mesme “jashtëzakonisht fuqishëm” edhe për “dy deri në tre javë” të tjera.

Në atë fjalim, Trump e mbrojti luftën si të nevojshme për ta parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Sulmi mbi urën iraniane

Në një postim tjetër në Truth Social, Trump e përshëndeti sulmin amerikan mbi një urë të madhe që lidh Teheranin me Karajn në provincën Alborz, e cila është përshkruar nga mediat iraniane si ura më e lartë në Lindjen e Mesme.

“Ura më e madhe në Iran u shemb dhe nuk do të përdoret më kurrë”, shkroi Trump.

Zyrtarët iranianë thanë se tetë njerëz u vranë dhe 95 u plagosën në dy runde sulmesh mbi urën. Ky numër nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Irani gjithashtu raportoi se Instituti Pasteur, një qendër kërkimore mjekësore, pësoi dëme të mëdha nga një sulm. As ky lajm nuk mund të verifikohej, megjithëse Qeveria iraniane publikoi një fotografi që pretendohet se tregon dëmet.

Kryetari i fuqishëm i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, publikoi një mesazh sfidues në rrjetet sociale: “Iranianët nuk flasin vetëm për mbrojtjen e vendit të tyre, ne derdhim gjak për të. E kemi bërë më parë dhe jemi gati ta bëjmë përsëri…. Ejani”.

Një zëdhënës ushtarak iranian paralajmëroi për sulme “më të gjera dhe më shkatërruese” në vijim.

Sulme me raketa në Izrael

Të premten në mëngjes herët, ushtria e Izraelit tha se mbrojtja ajrore po punonte për t’i parandaluar raketat e lëshuara nga Irani, teksa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, e nisur më 28 shkurt, po vazhdon në muajin e dytë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se kishin “vërejtur raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit”.

“Sistemet mbrojtëse janë duke punuar për ta parandaluar kërcënimin”, shtuan ato. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Kuvajti gjithashtu tha të premten në mëngjes herët se mbrojtja e tij ajrore po reagonte ndaj sulmeve me raketa dhe dronë, duke theksuar se çdo shpërthim i dëgjuar vinte nga shkatërrimi i predhave, pasi Irani po vazhdon t’i godasë aleatët arabë të SHBA-së në Gjirin Persik.

Ndryshime në krye të ushtrisë amerikane

Sulmet vijnë në një kohë kur një zëdhënës i Pentagonit tha se gjenerali Randy George, shefi i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, do të dalë në pension nga pozita e tij si oficeri më i lartë i shërbimit.

“Gjenerali Randy A. George do të dalë në pension nga pozita i tij si shefi i 41-të i Shtabit të Ushtrisë, me efekt të menjëhershëm. Departamenti i Luftës është mirënjohës për shërbimin e gjeneralit George ndaj kombit tonë për dekada. I urojmë më të mirat në pensionimin e tij”, shkroi zëdhënësi në X.

Nuk dihet nëse ky vendim lidhej me luftën në Iran, në një kohë kur kritikët e Trumpit janë ankuar se konflikti po del jashtë kontrollit dhe po krijon krizë energjetike dhe vështirësi ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë, thanë se shefi i mbrojtjes Pete Hegseth e detyroi George të largohej, një veprim pothuajse i paparë gjatë kohës së luftës, sepse ai dëshironte dikë që do të zbatonte vizionin e tij dhe të Trump për ushtrinë amerikane.

Shefi i OKB-së bën thirrje për ndaljen e “spirales së vdekjes”

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më 2 prill bëri thirrje për t’i dhënë fund “spirales së vdekjes dhe shkatërrimit” në Lindjen e Mesme.

“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme me pasoja dramatike në mbarë globin”, u tha Guterres gazetarëve në Nju Jork.

Guterres theksoi rreziqet e gjendjes në Ngushticën e Hormuzit, të cilën Irani e ka mbyllur, pothuajse duke e ndalur transportin detar duke krijuar një bllokim të cisternave të naftës dhe gazit natyror, gjë që ka çuar në një krizë globale energjetike.

“Kur Ngushtica e Hormuzit ngufatet, më të varfrit dhe më të cenueshmit në botë nuk mund të marrin frymë”, tha Guterres.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë

Vuçiç: “Rama është aset i madh për Shqipërinë”, u tregua i butë me protestuesit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Korporata e Investimeve, menaxhimi i pronave shtetërore nisi pa rregullore dhe kontroll publik
Artikulli tjetër Pas takimit, të udhëhequr nga Britania, kërkohet rihapja “pa kushte” e Hormuzit,

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjykata liron 8 të mitur të ndaluar në protestë: Arrestimi ishte i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike
Koment Korrupsion Kryesore Kulture Opinion Sociale 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.