KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump u bën thirrje forcave iraniane t’i ulin armët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump u bën thirrje forcave iraniane t’i ulin armët
AktualeBotaOpinionPolitike

Trump u bën thirrje forcave iraniane t’i ulin armët

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2026 10:56 am
154 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje anëtarëve të ushtrisë dhe policisë iraniane si dhe Gardës Revolucionare Islamike të Iranit që t’i ulin poshtë armët, duke u premtuar “imunitet të plotë” nëse e braktisin udhëheqjen klerikale të shtetit.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa shqetësimet sa shkojnë e rriten që lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit po përhapet në gjithë Lindjen e Mesme, dhe nuk po prek vetëm aleatët arabë të Uashingtonit, por edhe vendet tjera që nuk janë pjesë e Gjirit, sikurse Azerbajxhani, Turqia, Qiproja dhe madje Shri Lanka, rreth 3.900 kilometra larg.

Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë më 5 mars, u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të rreshtohen me popullin iranian dhe të ndihmojnë në rrëzimin e Qeverisë që e ka udhëhequr shtetin prej Revolucionit Islamik të vitit 1989.

“U bëj thirrje edhe një herë të gjithë anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike, ushtrisë dhe policisë që t’i ulin armët. Tani është koha të rreshtoheni me popullin iranian dhe të ndihmoni në kthimin e shtetit tuaj”, ka thënë Trump.

Ai u bëri thirrje edhe diplomatëve iranianë që janë nëpër vende të ndryshme që të kërkojnë azil dhe të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes së Iranit.

“U bëjmë thirrje diplomatëve iranianë nëpër botë që të kërkojnë azil dhe të ndihmojnë në krijimin e një Irani të ri dhe më të mirë, me potencial të madh”.

Më vonë, në një intervistë për transmetuesin NBC News, Trump ka thënë se nuk po e shqyrton angazhimin e trupave amerikane tokësore në Iran.

“Është humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. E kanë humbur marinën. Kanë humbur gjithcka që mund të humbnin”, ka thënë ai për NBC News në një thirrje telefonike, duke shtuar se komenti i ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi se Irani është gati nëse do të ketë ndonjë pushtim tokësor është “koment shterpë”.

Pretendimet për humbje të mëdha ushtarake

Presidenti amerikan ka pretenduar se kapacitetet e ushtrisë iraniane janë degraduar rëndë pas luftimeve të fundit.

“Në vetëm tre ditë, armët anti-ajrore janë zhdukur. Nuk kanë forcë ajrore. Nuk kanë mbrojtje ajrore”, ka thënë Trump.

“Të gjithë aeroplanët e tyre janë shkatërruar. Komunikimet e tyre janë shkatërruar”.

Sipas tij, 60 për qind e raketave iraniane dhe 64 për qind e lansueseve të raketave janë shkatërruar dhe që marina e Iranit i ka humbut 24 anije.

Ai e ka akuzuar Teheranin për sulme kundër disa vendeve të Gjirit, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ata po e sulmonin gjithë Lindjen e Mesme. Më pas ne u angazhuam dhe e prishëm festën e tyre”, ka thënë mes tjerash presidenti amerikan.

Diskutimet për liderin e ri

Disa orë më parë, Trump ka thënë se Uashingtoni do të ndihmojë në zgjedhjen e liderit të ri në Iran, pasi lideri suprem, Ali Khamenei është vrarë në fazat fillestare të luftës që ka nisur më 28 shkurt.

Trump, duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, e ka hedhur poshtë mundësinë që Mojtaba Khamenei, djali i liderit suprem të vrarë, të dalë në krye të shtetit, duke e quajtur “peshë të lehtë”.

“Ne duam të përfshihemi në procesin e zgjedhjes së personit që do ta udhëheqë Iranin në të ardhmen” është cituar të ketë thënë ai sipas agjencisë.

“Nuk mund të shkojmë çdo pesë vjet dhe ta bëjmë këtë gjë sërish… duhet të jetë dikush që është i mirë për popullin, i mirë për shtetin. Djali i Khameneit është i papranueshëm për mua. Ne duam një figurë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran”, ka thënë Trump në një intervistë për Axios.

Hegseth: Lufta sapo ka nisur

Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth e ka paralajmëruar Teheranin se ka gabuar nëse ka menduar që Shtetet e Bashkuara nuk mund ta vazhdojnë luftën, duke shtuar se forcat amerikane sapo kanë nisur të luftojnë.

Pentagoni ka thënë më 5 mars se ushtria amerikane i ka fundosur më shumë se 30 anije iranaine dhe që sulmet me raketa balistike nga Irani kanë rënë për 90 për qind prej ditës së parë të luftës. Sipas tij rreth 60 për qind e lansuesve të raketave janë shkatërruar.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë/ Osmani shpërndan Kuvendin: Këtu e sollën vendin njerëz me qëllime të rrezikshme
Artikulli tjetër Tre emrat që mund ta udhëheqin Iranin pas Khameneit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.