KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Udhëheqësi iranian refuzon bisedimet me Shtetet e Bashkuara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Udhëheqësi iranian refuzon bisedimet me Shtetet e Bashkuara
AktualeBotaPolitike

Udhëheqësi iranian refuzon bisedimet me Shtetet e Bashkuara

Përditësimi i fundit: 8 Mars, 2025 10:21 pm
114 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se refuzon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për bisedime mes dy vendeve, pasi ato do të sillnin vendosje të kufizimeve ndaj rrezes së raketave iraniane dhe influencën në rajon.

Duke folur me një grup zyrtarësh të shtunën, zoti Khamenei nuk i identifikoi me emër Shtetet e Bashkuara, por foli për një “qeveri përndjekëse” që po këmbëngulte për bisedime.

“Bisedimet e tyre nuk synojnë të zgjidhin problemet; janë për t’i imponuar palës së ulur në anën tjetër të tavolinës atë që dëshirojnë”, tha ai.

Komentet e zotit Khamenei u bënë një ditë pasi Presidenti Donald Trump konfirmoi dërgimin e një letre për zotin Khamenei ku kërkohej një marrëveshje e re me Teheranin për të kufizuar zhvillimin e shpejtë të programit bërthamor dhe për të zëvendësuar marrëveshjen bërthamore nga e cila Amerika u tërhoq gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump.

Në komentet e tij për gazetarët në Zyrën Ovale të premten, Presidenti Trump nuk përmendi drejtpërdrejt letrën. Por, ai bëri një referencë për veprime të mundshme ushtarake, duke thënë se: “Kemi një situatë me Iranin dhe diçka do të ndodhë shumë shpejt. Shumë shpejt”.

Oferta për bisedime u bë ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se nuk do t’i lejojnë Iranit të prodhojë armë bërthamore, duke krijuar frikën për një përballje ushtarake ndërsa Irani pasuron uranium në nivelin e armatimit bërthamor – një proces që realizohet nga vendet me armatim bërthamor.

Teherani ka pretenduar prej kohësh se programi i tij është për qëllime paqësore, edhe pse zyrtarët e tij gjithnjë e më shumë kërcënojnë se do të prodhohet bomba bërthamore, pasi tensionet janë të larta me Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve dhe me Izraelin, ndërsa një armëpushim delikat vazhdon të jetë në fuqi për luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Prodhimi i përshpejtuar i uraniumit pothuajse pranë nivelit të duhur për armatim bërthamor, e rrit trysninë ndaj Presidentit Trump. Ai ka thënë vazhdimisht se është i hapur për negociata me Republikën Islamike, ndërsa gjithashtu vendos gjithnjë e më shumë sanksione për shitjen e naftës nga Irani, si pjesë e politikës së tij të “trysnisë maksimale”.

Në fund të gushtit, udhëheqësi iranian Khamenei në një fjalim hapi derën për bisedime të mundshme me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se nuk ka “asnjë dëm” nga angazhimi me “armikun”. Megjithatë, kohët e fundit udhëheqësi suprem e zbuti këtë deklaratë, duke thënë se negociatat me Amerikën “nuk janë inteligjente, të mençura apo të ndershme”, pasi Presidenti Trump përmendi mundësinë e bisedimeve bërthamore me Teheranin.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rubio: Veprimet e Dodikut e kërcënojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Bosnjës
Artikulli tjetër 6.8 milionë refugjatë ukrainas në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.