KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: VOA: (Pa)barazia gjinore në programet dhe fushatën zgjedhore në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > VOA: (Pa)barazia gjinore në programet dhe fushatën zgjedhore në Kosovë
AnalizePolitikeRajoniSociale

VOA: (Pa)barazia gjinore në programet dhe fushatën zgjedhore në Kosovë

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2025 10:52 am
134 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa partitë politike pohojnë në fushatën për zgjedhjet e së dielës se do të investojnë në përmirësimin e gjendjes së grave në Kosovë, veprimtare të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave vendosën në ndërtesën e parlamentit një mbishkrim “Politika për barazi – jo paga për riprodhim”. Ato thanë se në programet e partive politike çështjet që ndërlidhen me gratë i përqendrojnë kryesisht në aspekte të riprodhimit.

“Një parti premton 500 euro, një tjetër 5 mijë, të tjerat paga e shtesa për lehonat por jo si mbështetje për gratë. Por si një mekanizëm për t’i mbajtur ato të ngujuara në role të kujdesit. Për t’i shtyrë drejt lindjeve në emër të sigurisë së kombit dhe rritjen e natalitetit. E gjithë kjo është një strategji për të forcuar kontrollin mbi trupin e gruas, për ta bërë prodhimin një detyrë dhe jo një zgjidhje, jemi këtu për ta shpallur rezistencën tonë”, tha Eleta Shala nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Partitë politike kanë përmbushur detyrimin nga ligji për zgjedhjet që 30 për qind e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit të jenë gra, gjë që për veprimtarët humanitarë është e pamjaftueshme, meqë ligji për barazinë gjinore në vend parasheh që përfaqësimi të jetë 50 për qind. Në tubime partitë janë përqendruar në aspektet ekonomiko sociale kur bëhet fjalë për gratë.

“Secilës grua do të ja japim për gjashtë muaj, në ndërrmarje private ku punësohet, pagën minimale si bonus. Gjysheve e gjyshërve që do të kujdesen për fëmijët prej moshës 1 deri në 3 vjeç, kur të dy prindërit janë në punë, do të ua japim një shtesë mujore 100 euro”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një tubimi të lëvizjes Vetëvendosje

“Për nënat e reja, për prindërit e rinj, 100 euro subvencion për çdo fëmijë që shkon në kopshte private, për më shumë – përkrahje nëpërmjet subvencioneve dhe granteve për lehtësim në qasjen në financa”, tha kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza gjatë një tubimi.

“Për çdo të porsalindur në Kosovë për vitin e parë të lindjes të gjitha shpenzimet do t’i mbulojë qeveria jonë. Ta kenë shëndetin e jetën, për gjërat tjera kujdeset shteti i Kosovës”, tha gjatë një tubimi kandidati për kryemininstër i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

“Ne refuzojmë politikat konservatore që në maskën e premtimeve financiare janë në fakt një sulm frontal ndaj autonomisë sonë trupore. Nuk do ta pranojmë asnjë fushatë që kërkon të rrisë lindshmërinë në këmbim të lirisë sonë. Nuk do të lejojmë që të drejtat tona riprodhuese të shkelmohen për agjenda populiste e nacionaliste”, tha ndërkaq sot zonja Shala nga Rrjeti i Grave.

Valmira Rashiti, hulumtuese e politikave gjinore, i tha Zërit të Amerikës se trajtimi i barazisë gjinore nga partitë politike në Kosovë është sipërfaqësor dhe nuk përkon me nevojat e vendit.

“Fakti që as në programet e tyre nuk e kanë parë të denjë të targetojnë dhunën në familje, nivelin e ultë të punësimit të grave, diskriminimin në punësim, ngacmimet seksuale që ndodhin edhe në treg të punës, kjo ka qenë tepër shqetësuese për ne. Rrjedhimisht jemi pesimiste mbi atë se çfarë do të bëjë një qeveri në ardhje kur në programe nuk e kanë reflektuar vet zotimin e tyre për barazi gjinore”, thotë ajo.

Në një analizë të publikuar së fundmi nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore thuhet se barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nuk janë integruar qartë në programet e partive politike. Sipas kësaj analize, “Lidhja Demokratike e Kosovës përmend barazinë gjinore vetëm katër herë në programin e saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që garon me Nismën dhe partnerët, vetëm njëherë përmend ‘barazinë dhe drejtësinë gjinore’, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk e përmendin fare këtë çështje në programet e tyre”.

Me mesatarisht mbi dy mijë e 500 raste në vit, dhuna në familje mbetet ndër shqetësimet kryesore për gratë në Kosovë, pasuar nga sfida të tjera si pabarazia ekonomike apo shkalla e ultë e përfaqësimit në jetën publike.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Krizë politike në Austri
Artikulli tjetër SHBA, 10 emigrantët më të rrezikshëm mbërrijnë në Guantanamo

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.