KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçiq ‘sakrifikoi’ kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Vuçiq ‘sakrifikoi’ kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
OpinionPolitikeRajoniZhvillim

Vuçiq ‘sakrifikoi’ kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 11:06 am
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “sakrifikoi” kryeministrin e tij në një përpjekje për të qetësuar protestat që kanë përfshirë qytetet në të gjithë Serbinë, duke përbërë një sfidë të madhe për pushtetin e tij njëdekadësh, shkruan New York Times.

Kryeministri Millosh Vuçeviq, aleat i ngushtë i Vuçiqit dhe lider nominal i Partisë Progresive Serbe, tha se po jep dorëheqjen për të “mos e ngritur më tej tensionin në shoqëri” – vetëm disa orë pasi Vuçiq kërkoi “një rindërtim urgjent dhe gjithëpërfshirës të qeverisë”.

I aftë në manovrimin brenda politikës serbe, si dhe mes Rusisë dhe Perëndimit, Vuçiq ka një histori të gjatë të hedhjes së aleatëve të tij jashtë, të paktën për një kohë, dhe të shpërbërjes së partive opozitare.
Kundërshtarët janë përpjekur ta sfidojnë atë në zgjedhje, por janë bashkuar me protestat që udhëhiqen nga studentët.

Nuk është e qartë nëse largimi i kryeministrit do të qetësojë apo ndoshta madje do të eskalojë protestat në mbarë vendin, të cilat janë shtyrë nga zemërimi publik për vdekjen e 15 personave në një aksident në stacionin hekurudhor në Novi Sad gjatë nëntorit.

Studentët, të cilët tashmë prej javësh bllokojnë fakultetet, u mblodhën të martën para selisë së partisë në pushtet në Novi Sad, ku mbështetës të paidentifikuar rrahën disa studentë.

Muri i zyrave të partisë ishte mbuluar me grafite me mbishkrime si “vrasës”, “hajdutë”. Aktivistët që kundërshtojnë qeverinë vazhduan protestat edhe në Nish.

Vuçiq premtoi të hënën se do të plotësonte një nga kërkesat kryesore të studentëve – publikimin e kontratave dhe dokumenteve të tjera lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, të realizuar nga një kompani kineze dhe nënkontraktorët e saj.

Shumica e kërkesave fillestare të studentëve janë plotësuar, përfshirë procesimin e përgjegjësve për katastrofën dhe shkarkimin e ministrave që mbikëqyrën projektin e rindërtimit, përfshirë ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe ministrin e Tregtisë.

Megjithatë, ndërsa protestat janë përshkallëzuar, politikanët opozitarë kanë filluar të kërkojnë që Vuçiq të formojë një “qeveri kalimtare”.

“Vuçiq po përpiqet të fitojë kohë, duke pritur që protestat të pushojnë” tha Dragomir Angjellkoviq, analist politik që mbështet studentët.

Protestat, sipas tij, do të vazhdojnë, pasi dorëheqja e kryeministrit “është vetëm një përpjekje për një mashtrim të ri”.

Presidenca e Serbisë dikur ka qenë një pozicion kryesisht ceremonial, por që nga koha kur Vuçiq mori funksionin e presidentit pas zgjedhjeve të vitit 2017, pas një mandati si kryeministër, ajo është shndërruar në qendër dominuese të pushtetit në Serbi dhe një fokus të zemërimit të opozitës.

 

Marrë nga New York Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush është gjenerali libian për të cilin Giorgia Meloni është nën hetim
Artikulli tjetër Kosova rekomandon të shmanget pika kufitare në Jarinje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.