KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Xhafaj kritika drejtësisë së re: “Po bëhet një gabim i madh”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Xhafaj kritika drejtësisë së re: “Po bëhet një gabim i madh”
KryesoreOpinionPolitike

Xhafaj kritika drejtësisë së re: “Po bëhet një gabim i madh”

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2024 5:01 am
154 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kreu i komisionit të Posaçëm Antikorrupsion Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij të hënën në Kuvend, ka kritikuar drejtësinë e re, teksa ndër të tjera u shpreh se populizmi gjyqësor është shumë më i dëmshëm se ai politik.

Ai tha se drejtësia penale nuk është garë statistikash dhe nuk ndëshkon mbi bazë preferencash politike apo perceptimi.

“Drejtësia penale nuk mund të jetë kurrësesi çështje numrash dhe as garë statistikash brenda sistemit. Edhe sepse çështjet penale janë tejet komplekse profesionalisht, por edhe delikate sepse kanë të bëjnë në thelb me lirit dhe të drejtat themelore të njeriut”, u shpreh ai.

Më tej shtoi se: Reforma në drejtësi, prokuroria e gjykatat nuk janë vetëm SPAK e GJKKO, por edhe ato dhjetra prokurori e gjykata në të gjithë territorin ku ka shumë e shumë më tepër probleme dhe në dyert e të cilave trokasin shumë më tepër njerëz që shpresojnë të zgjidhin drejt dhe në kohë hallet e tyre, të marrin drejtësi dhe të shërbehen me drejtësi.

Ish-ministri kujtoi përgjegjësinë që Kuvendi ka, sipas tij për të “reflektuar mbi problematikat dhe për të propozuar zgjidhjet e duhura, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithpërfshirës, transparent dhe profesional ku në qendër të këtij debati të jenë vet njerëzit e sistemit të drejtësisë”.

Xhafaj foli edhe për vendime të “keqarsyetuara dhe të keqshkruara” dhe për më tepër sipas tij, “qëndrime të ndryshme për çështje të së njëjtës natyrë janë prezente në të dy nivelet e gjykimit”.

Kryetar i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pyetjet e deputetëve të opozitës i konsideroi si presion politik.

“Nuk është pozitive kur dëgjon në seancë një gjuhë presioni politik, në shkelje të parimit kushtetues të ndarjes e balancimit ndërmjet pushteteve dhe tërësisht jashtë kufijve që parashikon kushtetuta e rregullorja e Kuvendit për procese të tilla me institucionet e pavarura të drejtësisë”, tha ai.

Më tej ai i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë dhe të bashkëpunojë në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.

“Opozita ende heziton të bëhet pjesë e këtij procesi dhe në vend të bashkëpunimit dhe përfshirjes me kontribute konkrete në këtë proces, ka zgjedhur paragjykimin mbi procesin dhe agresivitetin mbi vet sistemin e drejtësisë. Nuk mund të jesh një forcë serioze, se alternativë e besueshme jo e jo, nëse një pjesë e juaja i drejtohet SPAK-ut si në një gjyq popullor duke i kërkuar drejtësi e ndëshkim penal për kundërshtarët politik dhe pjesa tjetër bën dhunuesin publik ndaj tij sic ndodhi edhe në seancën e sotme! Nuk mund të ketë prokurorë apo gjyqtar të mirë kur ju jep të drejtë dhe prokurorë e gjyqtarë të kapur apo të blerë kur nuk u japin të drejtë”, deklaroi Xhafaj.

“Në vlerësimin tim aktualisht po bëhet një gabim i madh, me apo pa dashje. Të gjithë flasin, siç ndodhi edhe sot në këtë seancë, kryesisht vetëm për SPAK dhe me shumë të drejtë për çfarë ky institucion përfaqëson dhe po dëshmon me treguesit e punës së tij. Natyrisht SPAK, por edhe GJKKO kanë shumë arritje dhe një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe sidomos një shumicë e prokurorëve e hetuesve të SPAK janë duke duke dëshmuar integritet të lartë moral e profesional dhe duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Kjo është një arritje e paimagjinueshme me pak vite më parë”, pohoi ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë

Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një ushtar i forcës kundër terrorizmit, në Francë, goditet me thikë, në stacionin e policisë
Artikulli tjetër Gratë humbasin ndjenjat e dashurisë në martesë, shumë më shpejt se burrat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i fal trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë, për hotele
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.