KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet 2025: Çfarë raportuam përtej filtrave të propagandës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zgjedhjet 2025: Çfarë raportuam përtej filtrave të propagandës
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Zgjedhjet 2025: Çfarë raportuam përtej filtrave të propagandës

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2025 9:40 am
189 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Nga Erblin Vukaj

 

Më 11 maj 2025, Shqipëria votoi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Gjatë këtij muaji, Citizens.al zgjodhi një formë ndryshe të raportimit të fushatës elektorale, duke u distancuar nga propaganda e partive politike, për t’u fokusuar tek ajo që ndodh realisht.

Çfarë na tregoi kjo fushatë? Më shumë sesa një garë idesh politike, partitë e vjetra vunë në skenë një lojë të pabarabartë, me shumë zhurmë dhe pak substancë. Aktorët kryesorë shfrytëzuan çdo aset për të ndikuar te publiku, ndërsa partitë e reja u fokusuan kryesisht me fushata njerëzore dhe aktivitet në rrjetet sociale.

Nën këtë dinamikë qytetarët u lanë shpesh përballë një oferte të mjegullt dhe të pashtjelluar politike teksa premtimet variuan nga “Pasaporta Evropiane”, te “Pastrimi i Shqipërisë”, “Heqja e vizave me SHBA-në”, “Vendosja e euros si monedhë zyrtare” etj.

Ky artikull sjell një panoramë të asaj që ndodhi — nga premtimet që sfidojnë logjikën ekonomike, te heshtja përballë komuniteteve të margjinalizuara; nga televizionet që përqafuan pushtetin, te diaspora e trajtuar si rezervuar votash.

Një vështrim kritik përtej retorikës, për të kuptuar dhe shpjeguar ofertën politike 2025.

Ne analizuam retorikën e zbrazët për përfaqësim dhe barazi, duke treguar se vetëm dy parti ofruan një qëndrim të qartë për barazinë gjinore. Për pjesën tjetër, kjo çështje trajtohet si një instrument për stabilitet familjar, jo si një çështje e demokracisë.

Premtimet për fuqizimin e vajzave dhe grave mbeten më shumë një dekor elektoral sesa një synim konkret. Për këtë çështje Citizens i kushtoi edhe një nga seritë e podkastit “Zëra”.

Nga “Shqipëria bëhet!” te “Shqipëria Madhështore”, e deri te slogane si “Shqipëria 2030 në BE vetëm me Edi Ramën dhe PS”, fushata e vitit 2025 u karakterizua nga mesazhe të mëdha dhe të personalizuara.

Partitë shqiptare vijuan të shmangin apo ngatërrojnë pozicionimin e qartë ideologjik, duke harruar konceptet tradicionale të së majtës dhe së djathtës.

Në këtë kontekst, Citizens i kushtoi vëmendje mënyrës sesi sloganet u përdorën si mjete të fuqishme emocionale për të tërhequr votues, më shumë sesa për të artikuluar vizione politike të qarta.

Monitorimi i edicioneve informative të tre televizioneve kombëtare për tre javët e para të fushatës tregoi një prirje të qartë favorizuese ndaj partisë në pushtet dhe partisë më të madhe të opozitës, ku figura si Edi Rama dhe Sali Berisha dominuan ekranin.

Diversiteti politik u mbyt nga një propagandë e drejtuar te pushteti, duke lënë zërat alternativë pa mbulim. Partitë e reja nuk gjetën hapësira duke u shtyrë kështu gjithmonë e më shumë në një fushatë online, si një zgjidhje pa shumë kosto dhe përtej “duopolit mediatik PS-PD”.

Një raport i Altax vlerësoi se realizimi i premtimeve elektorale kërkon disa dhjetëra miliardë euro, ndërkohë që buxheti vjetor i shtetit është vetëm 7-8 miliardë. Premtimet elektorale, në këtë kontekst, u dukën më afër “spekulimeve të mirëmenduara” sesa strategjive për zhvillim.

Edhe në këto zgjedhje, komuniteti rom dhe egjiptian u la jashtë vëmendjes. Jeta e tyre në skajet e politikës pasqyron një mungesë të thellë të vullnetit për përfshirje dhe integrim të barabartë.

Ndërkohë PS me kandidimin e një figure të spikatur në shoqërinë civile nga ky komunitet u mundua ta portretizojë veten si alternativën e duhur që mund të japë zgjidhje dhe përfaqësim.

Por kjo dukej lëvizje e qëllimshme, pasi kështu PS la menjëanë përgjegjësitë e 12 viteve qeverisje për këtë komunitet.

Raportimet të ndryshme treguan për shfrytëzim të aseteve publike – shkolla dhe zyra shtetërore – në funksion të partisë në pushtet. Kjo praktikë që thellon mosbesimin ndaj institucioneve dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor u theksua në rrethe.

Mësues të ndryshëm treguan për trysninë që ndeshën nga politika, teksa shkollat dhe profilet e tyre online u kthyen në një makineri për të përzgjatur propagandën e qeverisë.

“Oferta e gjelbër” mbeti një deklaratë pa substancë nga ana e partive politike duke e lënë të pashpresë idenë se qeveria e ardhshme mund t’u japë zgjidhje problemeve të mjedisit përballë ndryshimeve klimaterike, projekteve për zhvillim dhe trysnisë për të prodhuar më shumë energji.

Premtimet për të kaluar nga hidrocentralet drejt energjisë diellore dhe erës përballen me sfida dhe pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë dhe realizueshmërinë e tyre në një raport të balancuar ndërmjet interesave ekonomike dhe sociale.

Diaspora, me gjithë të drejtën historike për të votuar për herë të parë nga jashtë, u trajtua më shumë si një burim votash sesa një zë për përfaqësim të sinqertë.

Në një përpjekje për të siguruar mbështetjen e emigrantëve për zgjedhjet parlamentare, partitë politike kryesore kanë zhvilluar dhjetëra takime me diasporën, nga Evropa në Amerikë, por asnjë prej tyre nuk ofroi transparencë për shpenzimet, ndërsa kandidatët që vinin nga diaspora ishin të paktë.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rreth 245 mijë shqiptarë jorezidentë në Shqipëri u regjistruan për të votuar nga jashtë. Shumica ishin nga Italia (36.5%), Greqia (27.3%), Gjermania (10.2%) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (8.2%).

Me këtë numër dhe shpërndarje, votat e diasporës mund të ndikojnë në fatet e deri 4 mandateve në Tiranë dhe të paktën të 6 mandateve në Durrës, Fier dhe Elbasan.

Partitë e mëdha përfituan më shumë nga fondet publike, ndërsa të rejat mbetën jashtë skemës. Ndërkohë në listat zgjedhore u përfshinë 16 kandidatë nën hetim nga SPAK.

Ky fakt e vë në pikëpyetje besueshmërinë e sistemit të filtrimit etik të kandidatëve ndërsa ngarkon me përgjegjësi direkte partitë politike, dhe kryetarët e tyre të cilët jo vetëm që i përfshinë në lista, por disa prej tyre i vunë edhe në lista të mbyllura.

Fushata në rrjetet sociale u shoqërua edhe me angazhimin e profileve anonime dhe manipulimeve vizuale ku u përdor edhe inteligjenca artificiale. Kjo shndërroi informimin publik në një terren të vështirë për të dalluar të vërtetën nga publiku dhe qytetarët.

Këta të fundit u ekspozuan rrezikshëm përballë manipulimit, teksa mediat tradicionale dështuan të bëjnë filtrin e duhur.

Në prag të zgjedhjeve, ekspertja e të drejtave të njeriut dhe çështjeve të integritetit në politikë, Edlira Cepani, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të Citizens.al mbi financimin e partive politike, premtimet elektorale dhe transparencës gjatë fushatës.

Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri mund të përshkruhen si një garë formale e zhvilluar në një “skenografi të kontrolluar”.

Edhe pse procesi u shënua nga një klimë më e qetë se në të shkuarën, zgjedhësit shpesh mbetën të painformuar, të papërfaqësuar dhe të papërfshirë realisht. Në një muaj ku format ishin të shumta, batutat të zëshme dhe ngjyrat të forta, ajo që mungoi më së shumti ishte përmbajtja.

Citizens.al do të vazhdojë të jetë këtu, pavarësisht fushatave dhe propagandës, për të ndjekur, analizuar dhe raportuar me integritet, ngjarjet që kanë vërtetë rëndësi.

 

Marrë nga Citizens.al

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shirat e rrëmbyeshëm përfshijnë Spanjën, paralizohen Barcelona dhe Valencia

Bllokimi i pagave të magjistratëve/ Drejtoresha e Thesarit merret në pyetje nga SPAK

Vijojë largimet nga Kosova/ Pas Rrahmanit, tërhiqet edhe Hadërgjonaj

Spanjë/ Kapet 2.7 ton kokainë, shkatërrohet organizata shqiptare

Në Prishtinë protestohet ndaj vendimit të Hagës, me moton ‘Jo në emrin tim’

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit
Artikulli tjetër Gjykata Evropiane vendos për SMS-të e shkëmbyera midis Von der Leyen dhe Bourla

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjysma e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Qeveria në Greqi premton ulje të çmimit të naftës
Analize Finance Politike Rajoni Sociale 18 Shtator, 2026
Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin e Nations League, të shtunën Maran publikon listën
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 18 Shtator, 2026
Juventus shënon 5 gola dhe e nis Europën me këmbën e mbarë
Aktuale Analize Sociale Sporti 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.