KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet presidenciale rumune, e djathta extreme në kërkim të kandidatit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zgjedhjet presidenciale rumune, e djathta extreme në kërkim të kandidatit
AnalizePolitikeRajoniZhvillim

Zgjedhjet presidenciale rumune, e djathta extreme në kërkim të kandidatit

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 9:31 am
179 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ish kryeministri Victor Ponta shpalli sot hyrjen në garën presidenciale të Rumanisë, ndërsa e djathta ekstreme është ende në kërkim të një kandidati, pas përjashtimit nga zgjedhjet të politikanit pro-rus Cali Georgescu.

Rumania duhet të përsërisë zgjedhjet presidenciale me dy raunde, më 4 dhe 18 maj. Votimi fillestar, i zhvilluar në dhjetor, u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pas akuzave për ndërhyrje të Moskës në favor të kandidatit Georgescu.

Anulimi i zgjedhjeve në Rumani krijoi përplasje mes Evropës dhe administratës së Presidentit Trump rreth fjalës së lirë dhe shtypjes së kundërshtarëve politikë.

Ndërsa e djathta ka afat deri të shtunën, kur mbyllet regjistrimi, për të zëvendësuar kandidatin e saj Georgescu, i cili kryesonte në anketa, Victor Ponta, ish udhëheqës i social-demokratëve, i cili ka lëvizur drejt të djathtës gjatë vitit të fundit, mund të marrë vota nga të dyja krahët e politikës.

“Victor Ponta mund të marrë vota si nga e majta, edhe nga ultranacionalistët”, thotë Sergiu Miscoiu, profesor i shkencave politike në universitetin Babes-Bolyai.

Presidenti i Rumanisë ka funksione gjysmë-ekzekutive, duke qënë kryetar i këshillit të mbrojtjes, që vendos për buxhetin e mbrojtjes.

Po ashtu, ai mund t’i verë veton vendimeve të BE-së, që kërkojnë miratim nga gjitha vendet e bllokut, duke i dhënë kështu një rëndësi më të madhe rolit të presidentit në një kohë kur blloku evropian po synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe të hartojë strategjinë e vet për Ukrainën, ndërsa Uashingtoni po punon për ndërmjetësimin e një armëpushimi.

E djathta ekstreme po përpiqet që të paktën një prej përfaqësuesve të saj të jetë në fletëvotim. Georgescu nuk ka mbështetur asnjë prej kandidatëve që mund ta zëvendësojnë.

George Simion, udhëheqësi i partisë së dytë më të madhe rumune, Aleanca për Bashkimin e Rumunëve dhe Anamaria Gavrila, udhëheqësja e Partisë ‘Populli i Ri’, thanë në një deklaratë të përbashkët se të dy do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të qënë të sigurt që njeri prej tyre do të pranohet. Pasi të sigurohemi se kandidaturat tona janë pranuar, njëri prej nesh do të tërhiqet nga gara, tha zonja Gavrila.

Të gjitha kandidaturat duhet të miratohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

George Simion është nën hetime për nxitje dhune pas protestave që pasuan ndalimin e Georgescut nga zgjedhjet. Ai thotë se hetimet janë një përpjekje për ta lidhur me protestat e dhunshme, në të cilat ai nuk ka marrë pjesë.

As Simion as Gavrila, nuk kanë bërë deklarata të hapura pro-Rusisë, si ato të Georgescut.

Por të tre partitë e të djathtës ekstreme në parlament kanë votuar kundër një ligji që i kërkonte ushtrisë të rrëzonte dronët që shkelnin në hapësirën ajrore të vendit, gjë që ka ndodhur shpesh ndërsa Rusia godiste Ukrainën.

Analistët thonë se në se kandidatura e zotit Simion pranohet, ai ka një shans të mirë të kualifikohet për raundin e dytë, ku mund të jetë përballë kryetarit të Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, politikan i qendrës, i cili kishte dalë si rivali kryesor i Georgescut në anketa.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SpaceX shtyn fluturimin për të zëvendësuar astronautët e NASA-s, të bllokuar në stacionin hapësinor
Artikulli tjetër “Situata kritike” në landfillin e Sharrës paralajmëron një krizë të re mjedisore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.