KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Situata kritike” në landfillin e Sharrës paralajmëron një krizë të re mjedisore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Situata kritike” në landfillin e Sharrës paralajmëron një krizë të re mjedisore
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

“Situata kritike” në landfillin e Sharrës paralajmëron një krizë të re mjedisore

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 9:34 am
155 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Tiranë, një krizë e re mjedisore është në prag për shkak të ezaurimit të kapaciteteve në landfillin e Sharrës, thuajse dy vjet pas sekuestrimit të tij për shkak të skandalit korruptiv të inceneratorëve. Pesë bashkive që depozitojnë mbetjet në Sharrë u kërkohet që të fillojnë ndarjen në burim, një proces i kushtueshëm dhe i pamundur për t’u realizuar në një kohë të shkurtër.

Gati dy vjet pasi u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme, landfilli i Sharrës në periferi të Tiranës ndodhet në një situatë kritike. Mbetjet e groposura prej vitesh nga pesë bashki të vendit kanë krijuar një mal të lartë mbeturinash, ndërsa makineritë e tonazhit të rëndë përpiqen që të krijojnë hapësira të reja për depozitim.

Sipas një shkrese që administratori shtetëror i kompanisë “Integrated Energy”, Indrit Karaj, u dërgoi në shkurt pesë bashkive të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë, kapacitetet depozituese në këtë landfill janë në prag të ezaurimit. Ai ofroi si zgjidhje ndarjen e mbetjeve në burim për të shmangur një emergjencë të re me pasoja të rënda mjedisore.

“Ezaurimi i kapaciteteve do të sillte pamundësimin e pranimit të mbetjeve dhe do të përballeshim me një situatë kritike, e cila do të kërkonte zgjidhje alternative nga ana juaj për të garantuar depozitimin. Të ndodhur përballë kësaj situate problematike, lutemi në bashkëpunimin tuaj për të nisur me zbatimin e praktikave për ndarjen e mbetjeve në burim….,” thuhet në dokument.

Ndarja e mbeturinave në burim nënkupton që çdo familje të diferencojë për qëllime riciklimi plastikën, qelqin, letrën dhe llojet e tjera të mbetjeve, duke reduktuar sasinë që dërgohet për asgjësim në landfill. Por ky proces kërkon investime në infrastrukturë dhe ndërgjegjësimin e publikut, dhe ndonëse është e përcaktuar në ligj, nuk është realizuar asnjëherë në Shqipëri.

Gjatë dekadës së fundit, strategjia e menaxhimit të integruar të mbetjeve u la në harresë, pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi të shpenzonte miliona euro për ndërtimin e tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Tre kontratat koncesionare përbëjnë një ndër aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit, ndërkohë që inceneratorët ose nuk funksionuan, ose nuk u ndërtuan asnjëherë si në rastin e Tiranës.

Landfilli i Sharrës është venddepozitimi më i madh në Shqipëri dhe pranon mbetje nga bashkitë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Vorës dhe Kamzës. Detyrimet ndaj kontratës koncesionare, që mbahet ende në fuqi, kanë sjellë rritje të kostove për bashkitë, ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk ka zgjidhje alternative për depozitimin e mbetjeve.

Në Bashkinë e Kavajës është ngritur një grup pune për të adresuar shqetësimet e administratorit të landfillit të Sharrës, por ndarja e mbetjeve në burim konsiderohet e pamundur për t’u realizuar në një kohë të shkurtër.

Sekretari i Përgjithshëm, Arti Çiçolli i tha BIRN se ndërsa shpenzon 1.2 milionë euro në vit për depozitimin në Sharrë, bashkia e Kavajës e ka të pamundur të investojë para të tjera për riciklimin.

“Shteti shqiptar ka pasur historikisht një strategji të vetën për ndarjen e mbetjeve në burim, por nuk është realizuar në asnjë bashki dhe në asnjë moment. Dhe tani t’u shtosh këtyre kostove edhe një kosto tjetër të ndarjes në burim, këtu është një projekt i dështuar në thelb,” tha Çiçolli.

Për ekspertët e mjedisit, emergjenca mjedisore e shkaktuar nga afera korruptive e inceneratorëve ishte e pritshme dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria.

“Menaxhimi i Sharrës do të duhej të kishte filluar që dy vjet më parë, sot jemi shumë vonë. Në momentin që filloi konfiskimi i Sharrës, do të duhej patjetër nga qeveria që të mendohej se si do të funksiononte ky aset. Sepse nuk është projektuar si landfill, është projektuar për të qenë incinerator dhe nuk mund të zgjaste pafundësisht,” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit dhe ish.zv.ministre.

“Menaxhimi i mbetjeve ne Shqipëri është sot më kaotik se 10 vjet më parë, pikërisht për këtë arsye. Pasi ne nuk mund të përdorim landfillet dhe kapacitetet ku është investuar sot shteti shqiptar. Janë të mbinbgopura,” përfundoi ajo.

 

Marrë nga VOA dhe BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet presidenciale rumune, e djathta extreme në kërkim të kandidatit
Artikulli tjetër Arkeologët zbulojnë një pjesë fytyre njerëzore të fosilizuar, mbi 1 milion vjeçare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.