KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet të dielën në Kosovë, votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zgjedhjet të dielën në Kosovë, votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Zgjedhjet të dielën në Kosovë, votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj

Përditësimi i fundit: 7 Shkurt, 2025 9:37 am
118 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Kosovë prej kohësh nuk është mbajtur fushatë zgjedhore, për një muaj të tërë. Prandaj, edhe ka qenë e vështirë t’iu ikësh diskutimeve për të.

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është biseduar në studio televizive, në tavolina mes miqsh e kolegësh nëpër kafene, në familje. Kudo. Mos të flasim për rrjetet sociale.

Edhe kur videoklipet e partive politike nuk janë reklamuar me pagesë, një mori faqesh kanë shkëputur pjesë të fjalimeve të kandidatëve për kryeministër, qoftë për të bërë shaka, qoftë për kritikë, apo për të nisur debat se sa të realizueshme janë gjithë ato premtime.

Ekonomia

Ajo që kemi vërejtur – sikurse edhe disa organizata joqeveritare që monitorojnë fushatën dhe zgjedhjet – është që premtimet janë bërë kryesisht në sektorin e ekonomisë. Në këtë pikë, premtimet kanë qenë goxha zemërgjera.

Disa prej tyre përmendin ndihmën për prodhuesit vendorë dhe fokusimin në ankesat e tyre, përfshirë tatimin e lartë mbi vlerën e shtuar, ekonominë joformale, kamatat e larta për kredi, mungesën e infrastrukturës, jostabilitetin me rrymë, e të tjera.

Çdo vit, Kosova importon mesatarisht mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton në vlerën e më pak se 1 miliard eurove.

Energjia

Jo më larg se në natën e Vitit të Ri, kemi dëgjuar për probleme me energji elektrike, apo kemi parë njerëz duke festuar me qirinj në tavolinë, në mungesë të rrymës.

Por, partitë politike kanë premtuar se ato ditë do të harrohen.

Në mesin e premtimeve të tyre përfshihen prodhimi i energjisë elektrike përmes gazit, apo edhe ndërtimi i një termocentrali të ri me thëngjill.

Dialogu, Asociacioni…

Nëse për ekonomi dhe për sektorin e energjisë është folur dhe stërfolur, për çështje tjera të mëdha, të rëndësishme e të pashmangshme, sikurse qasja në dialogun me Serbinë, apo nëse duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, kandidatët për kryeministër – Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – kanë qenë të heshtur.

Anëtarë tjerë të partive të tyre, përveç të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, kanë thënë hapur se Asociacioni duhet të formohet, por vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në fushatë nuk është folur as për tema të tjera me rëndësi për qytetarët, sikurse Kodi Civil, Ligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor (IVF), si dhe bartja e shamisë në shkolla.

Ftesën e kanë pranuar përfaqësues të LDK-së dhe AAK-së.

Dhuna në familje

E kemi vërejtur që në fushatë nuk është folur as për dhunën në familje, pavarësisht se shifrat rriten nga viti në vit.

Të dhënat e Policisë së Kosovës, për vitin 2024, tregojnë se numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2023.

Me gjithë përpjekjet e redaksisë, përfaqësuesit politikë nuk janë deklaruar për REL-in se çfarë do të bëjnë për t’iu kundërvënë dhunës në familje.

Sipas njohësve të fushës, as puna e tyre në programet zgjedhore për ta adresuar këtë problem nuk është për lëvdatë.

Arsimi, mjedisi

Nga ajo që kemi parë në gjithë këto ditë fushatë, fokusi në arsim ka qenë relativisht i zbehtë, me gjithë faktin se cilësia e arsimit në Kosovë mbetet e dobët.

Në tri teste të PISA-s – program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë – më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore.

Prapëseprapë, partitë politike nuk kanë shkuar përtej metodave tradicionale në premtimet e tyre mes gjithë bumit teknologjik.

Vëmendje të ngjashme kanë marrë edhe çështjet mjedisore, pavarësisht se Kosova vuan nga nivele të larta të ndotjes së ajrit, e përtej.

Vota e të rinjve

Ndër materialet më interesante që kemi punuar në ditët e fushatës ka qenë me të rinjtë. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që të dëgjojmë se si iu duket atyre situata në Kosovë, çfarë pëlqejnë, çfarë jo, çfarë duhet të ndryshohet, çfarë po bëhet mirë…

Në zgjedhjet e 9 shkurtit do të votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”
Artikulli tjetër 16 kandidatë në Kosovë nën akuzë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.