KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hetimi për lëndët helmuese në Durrës, kush i prodhoi dhe kush dha lejen për eksport
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Hetimi për lëndët helmuese në Durrës, kush i prodhoi dhe kush dha lejen për eksport
KorrupsionKryesoreZhvillim

Hetimi për lëndët helmuese në Durrës, kush i prodhoi dhe kush dha lejen për eksport

Përditësimi i fundit: 13 Gusht, 2024 2:38 pm
243 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një hetim ndërkombëtar ka nisur prej disa javësh mbi trafikimin e dyshuar të mbetjeve toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës.

Sekretariati i Konventës së Bazelit ka ngritur alarmin dhe ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare.

Drejtoria Antitrafik në Doganën Shqiptare po punon ngushtësisht me OLAF-in (Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit) për të çuar përpara këtë hetim të rëndësishëm.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se është identifikuar një ngarkesë e dyshimtë me 100 kontejnerë e cila është nisur nga Porti i Durrësit me dy anije në fillim të muajit korrik dhe ka bërë transhipment në portet e Triestes dhe Pireut, duke u ngarkuar në të tjera anije transoqeanike për të vijuar drejt porteve të tjera me destinacion përfundimtar Tajlandën.

Ngarkesa dyshohet të jetë pluhur nga furrat elektrike të riciklimit, një mbetje kjo e rrezikshme që përmban okside metalike toksike, si kadmiumi dhe kromi, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

Lajmi për këtë trafikim të mbetjeve toksike u bë publik nga Bloomberg Neës dhe mediat aziatike, të cilat ngritën shqetësimin e Rrjetit të Aksionit të Bazelit, një organizatë e njohur mjedisore ndërkombëtare.

Ndërkohë burime nga struktura që po heton çështjen në vendin tonë bënë me dije për TCH se po hetohet jo vetëm mbi subjektin eksportues dhe veprimtarinë e tij, por dhe për ata që kanë përgjegjësi në dhënien e autorizimit për eksportet.

Hetimi është ende në proces dhe burime të përfshira në të shprehen se ka zhvillime pozitive, por që ende nuk mund të bëhen publike, pasi mund të cenojnë mbarëvajtjen e hetimit, ndërsa anijet janë ende në lundrim.

Javën e ardhshme pritet që anijet Maersk Candor dhe Maersk Campton të arrijnë në Singapor dhe prej aty ngarkesat të lundrojnë drejt Tajlandës si destinacion përfundimtar i ngarkesës së dyshuar me mbi 800 ton mbetje toksike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Europa, rreth 50 mijë viktima nga vapa, kontinenti më i rrezikuar!
Artikulli tjetër Anija me mbetje toksike në Durrës, Shehu: Ministri i transporteve të japë dorëheqjen!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.