KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zyrtarët amerikanë zbulojnë hollësi të marrëveshjes kornizë me Iranin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zyrtarët amerikanë zbulojnë hollësi të marrëveshjes kornizë me Iranin
AktualeAnalizeBotaPolitike

Zyrtarët amerikanë zbulojnë hollësi të marrëveshjes kornizë me Iranin

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2026 8:02 am
182 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë zbuluar hollësi të marrëveshjes kornizë me Iranin, e cila pritet të nënshkruhet zyrtarisht gjatë një ceremonie në Zvicër, më 19 qershor.

Memorandumi i mirëkuptimit parashikon përfundimin e luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun tregtar dhe heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj Iranit, sipas tekstit të lexuar gjatë një bisede me gazetarë, më 17 qershor.

Pas nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes, të dyja palët angazhohen që brenda 60 ditësh të arrijnë një zgjidhje përfundimtare që përfshin kufizime ndaj programit bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve amerikane ndaj republikës islamike, thanë zyrtarët amerikanë.

“Kjo është në thelb një marrëveshje që na lejon të hapim menjëherë Ngushticën e Hormuzit, i angazhon iranianët t’i shkatërrojnë rezervat e materialit bërthamor dhe më pas na jep një mekanizëm kontrolli”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Marrëveshja, e cila tashmë është nënshkruar elektronikisht, përbën përparimin më të madh diplomatik mes SHBA-së dhe Iranit në vitet e fundit dhe vjen pas disa muajsh lufte, ndërprerjesh të trafikut detar dhe negociatash të fshehta me ndërmjetësimin e aktorëve rajonalë.

Megjithëse e paraqitën marrëveshjen si një hapje të rëndësishme diplomatike, zyrtarët amerikanë theksuan vazhdimisht skepticizmin e tyre të thellë ndaj qëllimeve të Teheranit dhe paralajmëruan se trysnia ushtarake dhe ekonomike mund të rikthehet shpejt.

Një zyrtar tjetër i lartë amerikan tha se një provë vendimtare do të vijë gjatë bisedimeve në Zvicër këtë fundjavë, ku negociatorët pritet të përpiqen ta shndërrojnë memorandumin në një plan konkret për zbatimin e tij.

“Takimi i kësaj fundjave në Zvicër do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha zyrtari. “Nëse njëra palë nuk po përmbush pritshmëritë e palës tjetër, shpresojmë ta kuptojmë këtë brenda ditësh ose javësh, jo muajsh”.

Hormuzi bëhet pa tarifa, SHBA-ja heq bllokadën

Një nga dispozitat më të rëndësishme kërkon që Irani të mundësojë lundrim të sigurt tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit pa asnjë tarifë për 60 ditë, ndërkohë që negocion një kuadër afatgjatë detar me Omanin dhe shtetet arabe të Gjirit Persik.

Sipas tekstit, Shtetet e Bashkuara do të fillojnë heqjen e bllokadës së tyre detare menjëherë pas nënshkrimit zyrtar dhe do ta eliminojnë plotësisht atë brenda 30 ditësh.

Zyrtarët thanë se kjo dispozitë tashmë po jep fryt.

“Për herë të parë gjatë 100 ditëve të këtij konflikti, Irani nuk qëlloi ndaj asnjë anijeje”, tha një zyrtar.

Marrëveshja parashikon gjithashtu përjashtime nga sanksionet që do të lejojnë rifillimin e eksporteve iraniane të naftës, një hap që zyrtarët e mbrojtën si ekonomikisht pragmatik, pavarësisht kritikave nga disa politikanë konservatorë amerikanë.

Rezervat bërthamore të Iranit

Dispozitat që lidhen me programin bërthamor duket se janë më të ndjeshmet politikisht dhe më të rëndësishmet nga pikëpamja strategjike.

Irani rikonfirmon se “nuk do të sigurojë dhe nuk do të zhvillojë armë bërthamore”, ndërsa bie dakord që rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, të paktën, të hollohen në vend, thanë zyrtarët amerikanë.

“Ky është minimumi”, tha një zyrtar. “Ne do të kërkojmë më shumë se kaq”.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Uashingtoni do të mbështetet kryesisht te mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së dhe ekipet teknike amerikane për verifikimin e zbatimit.

“Ne nuk jemi në biznesin e besimit”, tha ai.

Zyrtari shtoi se personeli amerikan është i gatshëm të ndihmojë edhe në largimin fizik të materialeve bërthamore, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Sipas zyrtarëve, dëmet e shkaktuara nga sulmet ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane kanë kufizuar ndjeshëm aftësinë e Teheranit për të rikuperuar shpejt materialet bërthamore.

Lehtësimi i sanksioneve i lidhur me përmbushjen e detyrimeve

Marrëveshja parashikon heqjen përfundimtare të të gjitha sanksioneve primare dhe sekondare amerikane ndaj Iranit, por vetëm si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare.

Shtetet e Bashkuara do të lirojnë gjithashtu, në faza të ndryshme, miliarda dollarë nga asetet e ngrira iraniane, në varësi të asaj që zyrtarët e quajtën “sjellje e mirë”.

“Ajo që Irani kërkonte ishte qasja në këto fonde menjëherë pas nënshkrimit”, tha një zyrtar. “Ajo që pranoi ishte se nuk do të merrte asnjë qindarkë nëse nuk përmbushte detyrimet e veta”.

Marrëveshja përshkruan gjithashtu krijimin e një fondi për rindërtim dhe zhvillim me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë, të mbështetur nga Uashingtoni dhe partnerët rajonalë, megjithëse zyrtarët theksuan se SHBA-ja nuk do të kontribuojë drejtpërdrejt me fonde.

Në vend të kësaj, përjashtimet nga sanksionet do t’u mundësojnë investitorëve nga vendet e Gjirit dhe aktorëve të tjerë të financojnë projekte në Iran.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë

THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës
Artikulli tjetër PE i kërkon Shqipërisë, të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
Kush është Srulik Einhorn, izraeliti i kërkuar nga drejtësia që shfaqet në hetimet e SPAK-ut?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Tronditet Gjermania, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Bjellorusi-Shqipëri, luhet pa tifozë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.