KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 1 miliardë lekë për verifikimin biometrik automatik të udhëtarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 1 miliardë lekë për verifikimin biometrik automatik të udhëtarëve
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

1 miliardë lekë për verifikimin biometrik automatik të udhëtarëve

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 10:13 am
27 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Procedura për instalimin e sistemeve të automatizuara të kontrollit kufitar në dy prej porteve kryesore të vendit ka përfunduar, me shpalljen e fituesit nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

Kontrata është fituar nga bashkimi i kompanive “Albascan” Sh.p.k dhe “Image & Communications Development” Sh.p.k, me një ofertë prej rreth 100 milionë lekësh, ose pak më shumë se 1 milion euro(pa TVSH), kundrejt një fondi limit prej rreth 1.4 milionë euro.

Projekti synon të shtrijë teknologjinë e verifikimit biometrik, e aplikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, edhe në Portin e Durrësit dhe atë të Sarandës, duke automatizuar procesin e kontrollit kufitar për udhëtarët në hyrje dhe dalje.

Sistemi i ri, i njohur si “Border Controller”, do të mundësojë kalimin përmes e-Gate-ve automatike, duke reduktuar kohën e pritjes dhe ndërhyrjen manuale. Teknologjia bazohet në leximin e pasaportës elektronike dhe krahasimin në kohë reale të të dhënave biometrike, për të konfirmuar identitetin e udhëtarit.

Sistemi është projektuar të funksionojë në mënyrë lokale (on-premise), pa lidhje interneti dhe pa ruajtje të të dhënave pas përfundimit të verifikimit, duke synuar mbrojtjen e privatësisë dhe sigurinë e informacionit.

Sipas dokumenteve të tenderit, qëllimet e kontratës përfshijnë ndërtimin e sistemit “Border Controller” për automatizimin e verifikimit në dy portet, si dhe furnizimin dhe instalimin e pajisjeve përkatëse.

Projekti parashikon zhvillimin e një aplikacioni të sigurt për verifikim biometrik që funksionon lokalisht, si dhe integrimin e pajisjeve hardware  lexues dokumentesh, kamera, sensorë dhe mekanizma hyrje-dalje me një sistem qendror menaxhimi, raporton Monitor.al.

Një komponent i projektit është integrimi me sistemet qendrore të Policisë së Shtetit dhe platformat mbështetëse, përfshirë TIMS, e-Visa, FER dhe Interpol.

Kontrata përfshin gjithashtu trajnimin e përdoruesve dhe administratorëve, si dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes preventive dhe korrigjuese. Për udhëtarët, sistemi pritet të përkthehet në procedura më të shpejta dhe më pak radhë, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë në portet detare.

Procedura e prokurimit u shpall më 19 shkurt dhe u mbyll më 7 prill, ndërsa projekti parashikon mundësi zgjerimi në të ardhmen edhe në pika të tjera kufitare detare apo tokësore.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Oficerët e Shërbimit Sekret qëllojnë personin e armatosur pranë Monumentit të George Washingtonit
Artikulli tjetër Shqiptarët e kthyer nga kampet e Shtetit Islamik në Siri, përballen me vështirësi në riintegrim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.