Shtëpia e Bardhë u mbyll për rreth 20 minuta të hënën pasi të shtëna me armë u dëgjuan “disa blloqe larg” rezidencës presidenciale. Donald Trump ishte në ndërtesë në kohën e të shtënave.
Dëshmitë e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë tregojnë se Shërbimi Sekret i largoi gazetarët nga jashtë dhe i urdhëroi ata të shkonin në dhomën ku mbahen konferencat për shtyp.
Kjo ishte një masë paraprake për të mbrojtur stafin dhe zyrtarët që u hoq më në fund pak pas orës 22:00 (ora e Shqipërisë).
Shërbimi Sekret njoftoi më vonë se agjentët e tij kishin qëlluar një person të armatosur pranë Monumentit të George Washingtonit dhe incidenti e vuri Shtëpinë e Bardhë në izolim. Nuk dihej menjëherë në çfarë gjendjeje ishte personi ose pse agjentët e Shërbimit Sekret hapën zjarr.
Ky është i fundit në një seri alarmesh të shtuara sigurie në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2026, përfshirë një tentativë vrasjeje të Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve.
Marrë nga Associoated Press