Presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA-të kanë goditur shtatë “anije të shpejta” iraniane në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Uashingtoni po përpiqet të nxjerrë anijet e bllokuara nga Gjiri përmes kësaj rruge ujore, e cila është kryesisht e mbyllur.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Koreja e Jugut raportuan të dyja për sulme ndaj anijeve në këtë kanal jetësor ditën e djeshme. Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan gjithashtu se një zjarr shpërtheu në portin e naftës në Fujairah pas një sulmi iranian.
Kompania e transportit detar Maersk deklaroi, se një nga anijet e saj me flamur amerikan kishte kaluar me sukses ngushticën nën mbrojtjen ushtarake amerikane, si pjesë e asaj që Trump e ka quajtur “Projekti Liri”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se zhvillimet në ngushticë “e bëjnë të qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për një krizë politike”.
Marrë nga BBC