KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandal në Golem për pronat, policia i shkon në banesë dhe dhunon të moshuarën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skandal në Golem për pronat, policia i shkon në banesë dhe dhunon të moshuarën
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Skandal në Golem për pronat, policia i shkon në banesë dhe dhunon të moshuarën

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 10:05 am
38 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Golemit, një territor që prej kohësh është shoqëruar me konflikte të forta dhe shpeshherë të dhunshme për çështjet e pronësisë. Këtë herë, në qendër të akuzave nuk janë vetëm palët në konflikt, por edhe vetë efektivët e Policisë së Shtetit.

Sipas materialeve të bëra publike nga avokati Arben Llangozi, efektivë të Komisariatit të Kavajës kanë ndërhyrë ditën e sotme në banesën e një të moshuare, ku dyshohet se ndaj saj është ushtruar dhunë verbale dhe fizike. Në pamjet e publikuara e moshuara shfaqet e shtrirë përtokë, në gjendje të rënduar shëndetësore, madje sipas avokatit dhe në gjendje të fikëti.

Në vend që të garantohej mbrojtja e saj, në video duket se efektivët e policisë e tërheqin dhe e ngrejnë me forcë, me qëllim shoqërimin drejt komisariatit.

Sipas denoncimit, ndërhyrja lidhet me një konflikt pronësie, një problematikë e përsëritur në këtë zonë bregdetare. Fotot e publikuara më pas tregojnë duart e të moshuarës të gjakosura, çka ka shtuar reagimet dhe shqetësimin publik mbi mënyrën e ndërhyrjes së autoriteteve.

E moshuara e cila thuhet nga avokati qe eshte dhunuar

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet e vazhdueshme për pronat në Golem, ku përplasjet mes qytetarëve dhe palëve pretenduese shpesh kanë degraduar në dhunë.

Vetëm pak muaj më parë, një tjetër episod i rëndë u shënua në këtë zonë, ku shtetasi Rexhep Ademi u dhunua brutalisht nga dy persona, duke u tërhequr zvarrë dhe goditur me mjete të forta.

“I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, është shprehur Ademi më herët, ndërkohë që protestat e tij para SPAK duke kërkuar drejtësi kanë vijuar.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së

Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kushtetuesja shqyrton ankimin e PD-së për komisionet hetimore për McGonigal
Artikulli tjetër Tensionet rriten në Ngushticën e Hormuzit, SHBA ka goditur shtatë anije iraniane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ministri i Mjedisit justifikon punimet në Zvërnec dhe akuzon aktivistët për “dashakeqësi”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 8 Maj, 2026
Gjykata e Apelit në kolaps, rreth 57 mijë çështje në pritje të gjykimit
Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Maj, 2026
“Siguria 100%” në shkolla, vihet në pikëpyetje nga faktet
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
SafeJournalists: Vendimet e gjykatave për heqjen e artikujve rrezikojnë lirinë e medias
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.