KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 1 në 4 emigrantë kryejnë studimet e larta jashtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 1 në 4 emigrantë kryejnë studimet e larta jashtë
AktualeAnalizeKryesoreSociale

1 në 4 emigrantë kryejnë studimet e larta jashtë

Përditësimi i fundit: 12 Janar, 2026 1:22 pm
306 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Përvoja e emigrimit po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritjen e kapitalit njerëzor të shqiptarëve, veçanërisht përmes arsimit dhe përvojës ndërkombëtare të punës. Të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve shqiptarë zgjedhin të ndjekin arsim të lartë ose të fitojnë aftësi profesionale jashtë vendit, duke përmirësuar perspektivat e tyre në tregun e punës.

Më shumë se një e katërta, 27% e emigrantëve aktualë që zotërojnë një diplomë të lartë e kanë përfunduar arsimin universitar jashtë Shqipërisë, një përqindje dukshëm më e lartë krahasuar me emigrantët që kthehen, ku kjo shifër është rreth 10%. Ky dallim sinjalizon një rritje të emigrimit për qëllime arsimore, sidomos tek brezat më të rinj. Paralelisht, rreth 60% e emigrantëve raportojnë se kanë rritur kapitalin e tyre njerëzor përmes përvojës ndërkombëtare të punës, e cila shoqërohet me përfitime konkrete në paga pas kthimit në Shqipëri.

Të rinjtë e moshës 15–24 vjeç rezultojnë grupmosha më aktive në ndjekjen e arsimit jashtë vendit. Rreth 20 % e emigrantëve dhe  atyre që janë kthyer nga kjo grupmoshë kanë arritur nivelin e tyre më të lartë të arsimit jashtë Shqipërisë, ndërsa tendenca e studimeve jashtë vendit bie ndjeshëm me rritjen e moshës. Më shumë se një në tre individë të kësaj grupmoshe kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë, çka pasqyron rritjen e lëvizshmërisë studentore, mundësitë për bursa dhe migrimin e synuar për studime.

Arsimi i lartë mbetet niveli dominues i studimeve jashtë vendit për emigrantët aktualë. Pothuajse një në katër emigrantë nën moshën 30 vjeç janë aktualisht të regjistruar në institucione arsimore jashtë Shqipërisë. Nga këta, 59 % ndjekin studime të arsimit të lartë, ndërsa 36 % janë të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë, duke treguar qartë orientimin e të rinjve drejt kualifikimeve më të avancuara.

Në tërësi, të dhënat sugjerojnë se emigrimi nuk është vetëm një lëvizje ekonomike, por edhe një investim afatgjatë në kapitalin njerëzor, nga i cili përfitojnë si individët, ashtu edhe ekonomia shqiptare në perspektivë.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kolaudimi i makinave, ndryshojnë rregullat – Kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit
Artikulli tjetër BB: Turizmi në Shqipëri vuan informalitetin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.