KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2026 1:16 pm
435 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në total, në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar 64,572 punonjës, duke reflektuar një përqendrim të madh të pagave në fashat e ulëta dhe të mesme, sipas dokumentit “Plani i menaxhimit të riskut për sektorin e ndërtimit (informaliteti dhe pagat referencë)”, të publikuar nga administrata tatimore

Rreth një e katërta e punonjësve në sektor, ose afërsisht 25% e totalit, përfitojnë paga që përfshihen në fashën 40,001 – 50,000 lekë në muaj, duke e bërë këtë fashë atë me përqindjen më të lartë të punonjësve.

Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve paguhen gjithashtu në fashat 50,001 – 70,000 lekë, ku përfshihen rreth 22% e totalit, si dhe në fashën 40,000 lekë, me rreth 18% të punonjësve.

Ndërkohë, 12% e punonjësve rezultojnë të paguhen me paga deri në 39,999 lekë, po aq sa edhe ata që marrin paga në fashën 70,001 – 100,000 lekë.

Përqindja e punonjësve me paga më të larta është dukshëm më e ulët. Vetëm 3% e tyre përfitojnë paga nga 100,001 deri në 120,000 lekë, ndërsa 7% marrin paga mbi 120,000 lekë në muaj.

Në dokument administrata tatimore thekson se sektori i ndërtimit mbetet një nga prioritetet e institucionit për shkak të nivelit të lartë të informalitetit dhe ndikimit të tij të drejtpërdrejtë në të ardhurat buxhetore dhe në tregun e punës.

Vendosja e pagave referuese dhe përdorimi i analizës së thelluar të riskut për identifikimin e rasteve të nën-deklarimit përbëjnë një instrument të rëndësishëm në formalizimin e sektorit dhe forcimin e administrimit tatimor.

Ndërtimi dominohet nga ndërtesat rezidenciale, të përqendruara 27% e kompanive

Ndër të tjera, dokumenti i administratës tatimore evidenton se, në total, në vend janë 8,784 tatimpagues aktivë në sektorin e ndërtimit. Rreth 4,123 subjekte, ose 47% e tyre, ushtrojnë aktivitet në Tiranë. 14% e firmave të ndërtimit operojnë në Durrës, ndërsa 6% në Vlorë dhe 6% në Fier.

Sa i përket ndarjes sipas llojit të aktivitetit, 27% e totalit të subjekteve të ndërtimit ushtrojnë aktivitet në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jorezidenciale. Ndërkohë, ndërtimi i hekurudhave mbi dhe nën tokë përfaqëson aktivitetin me përqindjen më të ulët të tatimpaguesve, me rreth 0.1% të totalit të tatimpaguesve të gjithë sektorit.

Në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar gjithsej 64,572 punonjës, nga të cilët rreth 40% janë të angazhuar në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jorezidenciale.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama nuk ishte në Davos për nënshkrimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes
Artikulli tjetër Manuali, si po skanohen kompanitë e ndërtimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.