KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 336 milion lekë për shëtitoren Taulantia në Durrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 336 milion lekë për shëtitoren Taulantia në Durrës
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

336 milion lekë për shëtitoren Taulantia në Durrës

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 11:03 am
224 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Çdo mëngjes Kastrioti e pin kafen në një nga baret e shumtë përballë detit në shëtitoren Taulantia në Durrës.

Ai komenton me zë të ulët punën e ekskavatorëve, që kanë rifilluar punë pas gati një viti për rindërtimin e shëtitores që përfundon te Sfinksi, por që durrsakët e quajnë ende Brryli.

“Inshaallah e kryejnë këtë vit, se në tabelë shkruhet që do të mbarojë për tetë muaj,” thotë Kastrioti, të cilit nuk i pëlqen që ti dalë emri në gazetë.

Ai tregon se përveç gurëve për ta zgjeruar shëtitoren në dëm të detit, kompania zbatuese e punimeve po hedh “beton dhe hekur pa hesap.”

“Nuk e kuptoj se ku do ti drejtojnë ujërat e restoranteve, që deri tani hidheshin në det,” pyet Kastrioti, ndërsa ndez një tjetër cigare.

Ky nuk është një shqetësimet vetëm i Kastriotit, por ndahet edhe nga inxhinierët që e njohin ecurinë e zbatimit të projekteve në bregdet, të cilat vetëm në shëtitoren bregdetare të qytetit kanë lënë mjaft probleme të pazgjidhura, sidomos në sistemin e kanalizimeve.

Inxhinieri Adrian Zhamo, tha për BIRN, se pjesa e parë e projektit të shëtitores “Taulantia” përfundoi në vitin 2022, por shumë pranë monumentit të Luftëtarit të Panjohur, ende ujërat e përziera të qytetit derdhen në det.

“Duket se njëlloj edhe tani në pjesën e fundit të projektit, ujërat nga restorantet e shumtë do të shkojnë përsëri në det,” tha Zhamo, i cili ka punuar për një periudhë të gjatë kohe në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve të qytetit.

“E gjithë zona bregdetare – brenda në qytet – në një gjatësi prej disa kilometrash sulmohet nga ujërat detare, të cilat kur kthehen në dallgë të larta, i hedhin ujërat në shëtitore, aty ku mbeten për disa ditë”, shtoi ai.

Specialistët këmbëngulin se zgjidhja e vetme në marrëdhënien me detin mbetet krijimi i barrierave në një distancë prej disa dhjetëra metrash nga bregu, por edhe kjo duhet bërë pas studimesh të hollësishme.

Sipas inxhinierit të porteve Tomorr Spahiu, studimet e fundit janë kryer nga institutet hidrogjeologjike dhe ushtarake para 30 vitesh, ndërsa tani në bregdet ndërhyrjet janë krejtësisht abuzive.

“Shfrytëzimi pa kriter i lumenjve dhe instalimi i barrierave prej guri në zonën turistike Durrës-Kavajë, kanë ndikuar dukshëm në situatën e bregdetit në gjirin detar,” shprehet Spahiu për BIRN.

“Njohja dhe respektimi rrymave detare si dhe i “trëndafilit të erërave” në hartimin e studimeve dhe projekteve mund ta minimizojnë rrezikun që vjen nga erozioni detar,” shtoi ai.

Trëndafili i erërave është figura grafike që tregon drejtimet kryesore të erës ose të pikave kardinale në një hartë, diagramë meteorologjike ose busull. Në meteorologji, kjo diagramë paraqet sa shpesh fryn era nga secili drejtim, ndërsa në hartografi e lundrim përdoret si simbol i drejtimeve kryesore.

Mbathja me rërë e bregdetit në plazhin tradicional në jug të qytetit, që transportohet nga grykëderdhja e Shkumbinit, në Vilë Bashtovë drejt Durrësit, ende nuk ka dhënë rezultatet e pritshme të projektit të bashkisë.

“Sasia e parë e rërës, që u hodh në breg, pjesërisht është rikthyer në det,” tregoi Vlash Molla, një pensionist nga lagjja në 13.

“Në breg janë depozituar inertet, që janë sjellë nga bashkë me rërën nga Vilë Bashtova, gati 40 kilometra larg,” thotë Vlashi.

Punimet në bregdetin e stabilimenteve të njohura me emrat “Teuta”, “Iliria” dhe “Iliria” vazhdojnë me hope dhe në breg shfaqen herë pas here qindra metra me piramida të vogla me rërë, të cila depozitohen në det me ekskavatorë.

Tabela e vendosur nga Bashkia Durrës dëshmon se për projektin e rehabilitimit të bregdetit nga ura e Dajlanit deri te Kovaleshenca e Ministrisë së Brendshme në dy vjet do të shpenzohen 336 milion lekë.

“Gjithë puna është nëse a ia vlen, apo jo,” pyet Vlashi.

Në morinë e ndërtimeve pa fund në plazhin tradicional të Durrësit, dallohet për të kundërtën vetëm oazi i gjelbër i ish-bllokut të udhëheqjes komuniste.

Sipas inxhinierit me përvojë Adrian Zhamo, rëra që sjell deti në këtë zonë akumulohet në breg, si më parë, çfarë ilustrohet nga mbushja e këmbëve të urës me pilota.

“Bregdeti i kësaj hapësire ka mbetur siç ka qenë,” tha Zhamo. “Me një fjalë, aty ku njeriu nuk ka ndërtuar në mënyrë abuzive, gjithçka ka mbetur si më parë,” përfundoi ai.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekonomia shqiptare pa amortizatorë, po ndërton, por mbrohet pak
Artikulli tjetër Përplasja e Ramës me drejtësinë shkatërron iluzionet mbi demokracinë në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.