KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: AIF zbulon skemën, trafikanti i drogës transferoi 120 mijë euro jashtë vendit, për blerje prone
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > AIF zbulon skemën, trafikanti i drogës transferoi 120 mijë euro jashtë vendit, për blerje prone
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

AIF zbulon skemën, trafikanti i drogës transferoi 120 mijë euro jashtë vendit, për blerje prone

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2026 7:40 am
195 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një rast i dyshuar i pastrimit të parave përmes blerjes së pasurive të paluajtshme nga një person me precedent penal në fushën e narkotikëve është zbuluar nga Agjencia e Inteligjencës Financiare. Veprimet identifikuan depozitime cash, transferta nga persona të tretë dhe dërgim fondesh jashtë Shqipërisë për blerje prone.

Sipas raportit të AIF të vitit 2025, shtetasi A ka kryer disa depozitime në llogarinë e tij bankare në vlerën totale prej 50,000 eurosh, të deklaruara si kursime personale. Përveç kësaj, ai ka përfituar edhe transferta nga persona të tretë në formë huaje ose dhurate, në vlerë totale 75,000 euro.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se personat që kishin transferuar fondet nuk kishin lidhje familjare me shtetasin A, element që sipas AIF ka ngritur dyshime mbi natyrën reale të transaksioneve.

Raporti evidenton se nga analiza e lëvizjeve financiare rezultoi se shtetasi A transferoi shumën prej 120,000 eurosh në llogarinë e shtetasit B në një vend europian, me qëllim blerjen e një pasurie të paluajtshme.

Sipas verifikimeve të mëtejshme, AIF konstatoi se shtetasi A kishte ndryshuar gjeneralitetet dhe rezultonte person me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Agjencia e Inteligjencës Financiare thekson se dyshimet kryesore lidhen me marrjen e huave ose dhuratave nga persona të tretë pa lidhje të evidentuara mes tyre, si edhe me transferimin e fondeve jashtë vendit për blerje të pasurive të paluajtshme.

Për shkak të këtyre elementeve, rasti u referua për hetime të mëtejshme pranë organeve ligjzbatuese.

Më tej, sipas raportit, autoritetet kanë informuar AIF se çështja është referuar në Prokurori për veprat penale “fshehje e të ardhurave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Para të dyshimta/ 18-vjeçarja blen vilë 1.5 milionë euro, në bregdet
Artikulli tjetër Zbulohen 11 call centera që përfituan 3.74 milionë euro fonde të dyshimta

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.