KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: AKVMB konfirmon antraksin në Gjirokastër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > AKVMB konfirmon antraksin në Gjirokastër
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

AKVMB konfirmon antraksin në Gjirokastër

Përditësimi i fundit: 10 Gusht, 2026 6:13 pm
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Katër vatra të antraksit, ose “plasjes”, janë konfirmuar te bagëtitë në qarkun e Gjirokastrës gjatë muajit korrik. Autoritetet veterinare thonë se kanë marrë masat për izolimin e vatrave, vaksinimin e kafshëve dhe dezinfektimin e zonave të prekura.

Por përgjigjja zyrtare e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve AKVMB për BoldNews.al lë disa pikëpyetje mbi përmasat e kontrolleve dhe mbi të gjitha, mbi sigurinë e zinxhirit ushqimor.

Sipas AKVMB-së, rasti i parë u evidentua më 30 qershor, pas ngordhjes së menjëhershme të një kafshe. Shenjat klinike ngritën dyshimin për antraks, ndërsa konfirmimi laboratorik erdhi më 3 korrik.

Më pas u konfirmuan edhe tre raste të tjera, më 21, 23 dhe 24 korrik. Pra, brenda pak javësh, numri i rasteve të konfirmuara laboratorikisht shkoi në katër.

Në përgjigjen e saj, AKVMB thotë se për të gjitha rastet janë zbatuar masat e përcaktuara në legjislacionin veterinar, përfshirë ndalimin e lëvizjes së kafshëve të ndjeshme dhe vaksinimin.

“Vaksinimin e të gjitha kafshëve (gjedhë, dele, dhi, kuaj dhe derra) në fermën e prekur”, deklaron AKVMB, duke shtuar se vaksinimi është kryer edhe në fshatin ku është evidentuar vatra dhe te tufat e konsideruara në risk.

Por sa kafshë dhe ferma janë vaksinuar? Sa janë konsideruar në risk? Dhe a janë kryer kontrolle të posaçme mbi produktet me origjinë shtazore që mund të kenë dalë nga zonat e prekura?

Këto të dhëna nuk bëhen të ditura në përgjigjen zyrtare dhe duke lënë disa pyetje pa përgjigje.

Për shëndetin e njerëzve, AKVMB thotë se deri tani nuk ka informacion për raste të personave të prekur nga antraksi në këtë zonë.

“Nuk kemi asnjë informacion për raste në njerëz të prekur nga kjo sëmundje në këtë zonë”, thuhet në përgjigje.

Megjithatë, autoriteti nuk sqaron nëse janë kryer kontrolle të posaçme te personat që kanë pasur kontakt me kafshët e prekura, apo nëse është monitoruar në mënyrë specifike zinxhiri ushqimor nga zonat ku janë identifikuar vatrat.

Kjo nuk do të thotë se ushqimet në treg janë të rrezikshme. Por, kur një autoritet konfirmon katër vatra të një sëmundjeje infektive te bagëtitë, konsumatori ka të drejtë të dijë se sa të gjera kanë qenë kontrollet dhe çfarë është bërë për të garantuar sigurinë e produkteve që përfundojnë në tryezën e shqiptarëve.

AKVMB shton në fund të pe7rgjigjes se masat janë marrë për minimizimin e rrezikut për shëndetin public, por natyrshëm lind pyetja se sa të sigurt jemi për ushqimin që konsumojmë në tryezat tona?

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kruja si provë e një ligji të pazbatuar
Artikulli tjetër Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.