Një mjet detar misterioz pa pilot u vu re të enjten nga peshkatarë nga Vasiliki, Lefkada, pranë Kepit Doukato (Kavo tis Kyra).
Nuk dihet nëse varka u largua drejt Lefkadës nga ujërat ndërkombëtare ndërsa merrte pjesë në një stërvitje apo për diçka tjetër.
Peshkatarët e lidhën dhe e tërhoqën në portin e Vasilikisë, ndërsa Roja Bregdetare e nxori pak më vonë.
Është një USV, një anije sipërfaqësore pa pilot që përdoret kryesisht për qëllime ushtarake, të tilla si mbikëqyrje, mbledhje inteligjence apo edhe operacione speciale, por edhe për kërkime të avancuara shkencore.
Lidhur me çështjen janë njoftuar shërbimet sekrete të ushtrisë ndërsa droni detar është dërguar në port dhe në vazhdim u mor në dorëzim nga roja bregdetare greke.
Marrë nga Protothema.gr