KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sarandë/ Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, kryetar i shoqatës “Çamëria”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sarandë/ Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, kryetar i shoqatës “Çamëria”
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Sarandë/ Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, kryetar i shoqatës “Çamëria”

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2026 8:07 am
27 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në Gjashtë të Sarandës dhe viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti.

Ai njihej si biznesmen në qytet dhe po ashtu ka qenë kryetar i shoqatës “Çamëria”.

Poliocia ka zbardhur detaje, në lidhje me ngjarjen.

Sipas saj, zanafilla ka qenë një konflikt pronësie. Njëra nga palët mes të cilëve edhe autori i dyshuar Lulëzim Tabaku ka shkuar në karburantin e vëllezerve “Ismaili” për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt pronësie.

Gjate debateve, mes palëve ka pasur konflikt fizik dhe nga ana e personave që ndodheshin në lokal është nxjerrë një arme automatike me qëllim goditjen e personave që kishin ardhur.

Në këtë moment nga pala tjeter është hapur zjarr me armë duke shkaktuar vrasjen e Rexhep Ismailit. Dyshohet se edhe nga pala e autoreve të dyshuar, ka të plagosur

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe policia.

Njoftimi

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lana, ndotja që kalon mes për mes kryeqytetit

Sherr me thika në Krujë/ Plagosen dy vëllezër në oborrin e mobilerisë

Publikohet strategjia e re antiterror e SHBA-ve

BE përgatitet për bisedime me Putinin

Në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alarm në Greqi, gjendet dron ushtarak në Lefkada
Artikulli tjetër Helmimi në Akademinë e Policisë, analizohen ushqimet e drekës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arabia Saudite dhe Kuvajti hapin bazat për SHBA-të
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
Koncerti i Kanye West në Tiranë, ngre pikëpyetje të shumta
Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
Kosova në zgjedhje të parakohshme, BE thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
Aktuale Koment Politike Rajoni 8 Maj, 2026
Caktohen finalet europiane/ Premier League “pushton” Europën
Aktuale Analize Sporti 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.