KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Alarm në vend, për qumështin me aflatoksinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Alarm në vend, për qumështin me aflatoksinë
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Alarm në vend, për qumështin me aflatoksinë

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2026 10:30 am
98 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prania e aflatoksinës në qumësht nuk është një problem që i takon të shkuarës.

Në shumë ferma dhe baxho, prodhimi blegtoral vazhdon të furnizohet me qumësht të kontaminuar. Top Channel ka arritur të sigurojë 4 fletëanaliza të datave 27-29 tetor, të cilat tregojnë nivel të lartë të aflatoksinës M1.

Nëse i referohemi kufirit maksimal të BE-së për këtë mikotoksinë, ai nuk duhet të kalojë shifrën 0,050 ppb për litër. Në analizën e parë, kjo normë është tejkaluar me 208%, pasi rezultati i analizës është 0,154 ppb. Shifra alarmante shihet edhe te kjo fletëanalizë që ju shihni në ekran, ku qumështi i fermave shqiptare e ka tejkaluar normën e aflatoksinës M1 me 128%. I njëjti realitet paraqitet edhe në rastet e tjera, ku kufiri i aflatoksinës është tejkaluar me 106-104% nga niveli maksimal që lejon BE-ja.

“Kjo do të thotë që një nivel i shtuar disa fish është një rrezik i shtuar për konsumatorin. Aflatoksina M1 është klasifikuar kancerogjene, kryesisht e ka target mëlçinë”, shprehet Kapllan Sulja, ekspert i sigurisë ushqimore.

Për sa kohë AKU nuk ndalon prodhimin e qumështit me aflatoksinë që në fermë, atëherë produkti i kontaminuar dhe mikotoksina shkon te konsumatori nëpërmjet shitësit ambulant që shet qumështin në rrugë, e gjejmë te baxhot e vogla, e deri te fabrikat, të cilat me këtë qumësht përpunojnë të gjitha produktet e bulmetit.

“Patjetër që duhet të ketë dhe kjo lidhet edhe me auditin e KLSH-së, sepse 64% e importuesve, përpunuesve dhe tregtuesve të drithërave dhe miellit nuk janë kontrolluar në këto 5 vjet. Dhe kjo lidhet edhe me ushqimin e kafshëve, ku ushqimi i kafshëve është i kontaminuar me aflatoksinë. Detyrimisht që ai rrjedh në produktin e qumështit, që është gjalpi, qumështi, kosi, djathi”, shprehet Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore.

Alarmi se vendi ynë përgatit bulmet të pasigurt vjen edhe nga BE-ja, e cila refuzon të ushqejë konsumatorin europian me nënproduktet e qumështit Made in Albania.

“Ne nuk mund të eksportojmë produkte me origjinë shtazore pikërisht për faktin se na mungon zinxhiri i gjurmueshmërisë nga ferma në tavolinë”, thotë Vuskani.

Kapllan Sulaj, eksperti i sigurisë ushqimore, thotë se ky skandal mund të ndalet vetëm atëherë kur AKU të ekzaminojë në laborator çdo ngarkesë misri për kafshë që importohet, e më pas inspektimi të shtrihet në ferma e tregje.

“Mënyra e të ushqyerit të kafshëve, rregullat dhe zbatimi i masave të parandalimit të aflatoksinës në fermë janë hapi i parë. Dhe hapi i dytë është që autoritetet duhet të kontrollojnë tregjet dhe fabrikat e qumështit, në mënyrë që të shohin se si është niveli në terren”, shprehet Sulja.

Destinacioni i qumështit me aflatoksinë në asnjë rast nuk duhet të jetë tryeza e konsumatorit.

“Patjetër që ky qumësht nuk duhet të dalë në treg, ai duhet të bllokohet dhe të asgjësohet”, pohon ai.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Antimafia italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n
Artikulli tjetër Helmohen fëmijë në Vlorë, dyshohet nga uji i kontaminuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.